Shëndeti

10 ushqimet më të mira kundër artritit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 16/08/19 |
ro ot

Faza e parë në menaxhimin e çdo sëmundjeje është njohja me simptomat dhe ndihma nga mjeku specialist. Inflamacioni në artikulacione karakterizohet nga edema, ngurtësimi, skuqja dhe nxehtësia.






Është e qartë se ushqimi mund të luajë një rol madhor te sëmundjet reumatizmale. Për fat të mirë, një shumëllojshmëri e ushqimeve me përbërës të fuqishëm mund të ofrojnë lehtësim nga inflamacioni dhe artriti, si dhe të promovojnë shëndetin e përgjithshëm. Së bashku me trajtimet konvencionale, konsumimi i një diete ushqyese që përmban yndyra të shëndetshme, disa ushqime, sikurse është peshku dhe shumë prodhime të tjera mund të ndihmojnë në uljen e disa simptomave të artritit.


Sëmundja







Artriti paraqet një gjendje shëndetësore që karakterizohet nga dhimbja, në të cilën preken artikulacionet, kockat, ligamentet, tendinat dhe muskujt. Sëmundjet reumatizmale quhen gjithashtu sëmundje muskulo-skeletike. Shumë njerëz përdorin termin artritis, duke iu referuar të gjithë sëmundjeve reumatizmale por Artritis në të vërtetë do të thotë inflamacion i artikulacioneve e cila është simptomë e këtyre sëmundjeve. Artriti në kuptimin e thjeshtë të tij duhet kuptuar si dhimbje, inflamacion dhe dëmtim i artikulacioneve. Për fat të mirë, ka shumë ushqime që mund të lehtësojnë inflamacionin dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve që lidhen me artritin. Në fakt, një studim zbuloi se 24% e personave me artrit reumatoid raportuan se dieta e tyre kishte një ndikim në lehtësimin apo ashpërsimin e simptomave të tyre.



Peshk yndyror



Llojet e ndryshme të peshqve yndyror, sikurse janë salmoni, sardelet, trofta etj., janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të cilat kanë efekte të fuqishme antiinflamatore. Në një studim të vogël me 33 pjesëmarrës u ushqyen me peshk yndyror 4 herë në javë. Pas 8 javësh, grupi i personave që kishin konsumuar peshk evidentonte ulje e nivelit të komponimeve specifike të lidhura me inflamacionin. Nga analiza e 17 studimeve u evidentua se marrja e shtesave të acidit yndyror omega-3 zvogëlon intensitetin e dhimbjes së kyçeve, ngurtësinë e mëngjesit, ul numrin e kyçeve që dhembin. Peshku gjithashtu është burim i mirë i vitaminës D, e cila ndihmon në parandalimin e mungesës së kësaj vitamine. Studime të shumta kanë zbuluar se artriti reumatoid mund të shoqërohet me nivele të ulëta të vitaminës D, të cilat mund të kontribuojnë në përkeqësimin e simptomave, çka mund të zëvendësohet ndër të tjera me konsumimin e peshkut.

Hudhra

Hudhra është paketë e plotë për mirëqenien e shëndetit. Në disa studime është evidentuar se hudhra ka disa përbërës të cilët kanë veti në luftën kundër kancerit. Falë disa përbërësve në këtë perim, me konsumimin e hudhrës reduktojmë rrezikon për sëmundje të zemrës dhe demencën. Përveç kësaj, hudhra ka treguar se ka veti antiinflamatore të cilat ndihmojnë në uljen e simptomave të artritit. Në fakt, disa studime kanë treguar se hudhra mund të përmirësojë funksionin e qelizave të caktuara imune për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.

Xhinxher

Përveçse mund të shtojë aromën në çaj, supa dhe ëmbëlsira, xhinxheri mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të artritit. Një studim i vitit 2001 vlerësoi akoma më shumë efektet e ekstraktit të xhinxherit, sidomos pas testimeve që u bë në 261 pacientë me dhimbje të gjunjëve nga osteartriti. Pas gjashtë javësh, 63% e pjesëmarrësve patën përmirësime nga dhimbjet e gjurit. Ky studim evidentoi gjithashtu se xhinxheri dhe përbërësit e tij bllokojnë prodhimin e substancave që nxisin inflamacionin në trup. Konsumimi i xhenxhefilit në formë të freskët, pluhur ose të tharë mund të zvogëlojë inflamacionin dhe ndihmon në zvogëlimin e simptomave të artritit.

Brokoli

Nuk është më sekret se brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme. Në fakt rezulton se konsumimi i brokolit redukton inflamacionin. 1500 gra morën pjesë në një studim, ku ndër të tjera, dietës së tyre ushqimore i kishin shtuar edhe konsumimin e brokolit, gjë që tregoi se ndikoi tek to me ulje të niveleve të shënuesve inflamatorë. Praktikisht konsumimi i brokolit lidhet me reduktimin e inflamacionit, kjo falë edhe sulfarinës, e cila ka veti antiinflamatore.

Arra

Arrat kanë vlera të shumta ushqyese të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të kyçeve. Një analizë e 13 studimeve tregon se konsumimi i arrave lidhet me reduktimin e shënjuesve të inflamacionit. Arrat janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të cilat kanë treguar se reduktojnë shenjat e artritit. Një studim përfshiu 90 pacientë me artrit reumatoid; duke i ndarë në dy grupe ku njërit grup iu dha suplement me acid yndyror omega 3 dhe tjetrit grup iu dha vaj ulliri. Ky studim evidentoi se personat që merrnin suplemente me acid yndyror omega 3 kishin më pak dhimbje, teksa kishin ulur dozën e ilaçeve që merrnin. Sidoqoftë priten studime më të thelluara lidhur me efektet e acideve yndyrore omega 3 kanë mbi artritin.

Manaferrat

Në secilën kokërr të manaferrave marrim doza të tëra me antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat mund të shërbejnë gjithashtu në uljen e inflamacionit. Në një studim ku morën pjesë 38176 gra u evidentua se ato gra që hanin të paktën dy herë në javë manaferra kishin 14% më pak të ngjarë të kishin një nivel të lartë të shënuesve inflamator në gjak. Përveç kësaj, manaferrat janë të pasura me kuercentin dhe rutinë, janë dy përbërës bimorë që sjellin përfitime të shumta për shëndetin tuaj. Ndaj dhe për të përfituar nga të mirat shëndetësore që sjell ky frutë nuk duhet të neglizhoni të konsumoni atë. Konsumojini të gjitha; luleshtrydhe, manaferra dhe boronica të cilat jo vetëm që mund të kënaqin shijet tuaja por edhe sigurojnë shumë lëndë ushqyese që luftojnë artritin.

Spinaq

Zarzavatet sikurse është spinaqi janë plot me lëndë ushqyese dhe disa prej këtyre lëndëve mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të shkaktuar nga artriti. Studime të ndryshme kanë zbuluar se një konsum më i lartë i frutave dhe perimeve është i lidhur me nivele më të ulëta të inflamacionit. Në veçanti, spinaqi përmban shumë antioksidantë, si dhe komponime bimore që mund të lehtësojnë inflamacionin dhe të ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve. Në spinaq gjendet gjithashtu një antioksidant i cili lufton inflamacionin dhe parandalon zhvillimin e artritit reumatoid.

Rrushi

Rrushi është plot me lëndë ushqyese, përmban shumë antioksidantë të cilët kanë veti të lartë antiinflamatore. Ndër të tjera rrushi ka disa përbërës të cilët janë treguar se kanë veti të shumta në trajtimin e artritit. Për shembull, resveratroli është një antioksidant i pranishëm në lëkurën e rrushit. Një studim ka evidentuar se resveratroli ka fuqi të shumta që ndihmojnë në parandalimin e shëndoshjes së kyçeve, lidhur kjo me artritin, duke bllokuar formimin e qelizave të artritit reumatoid. Rrushi gjithashtu përmban një përbërje bimore të quajtur proanthocyanidin, e cila mund të ketë efekte premtuese në artrit.

Vaji i ullirit

I mirënjohur për vetitë e tij antiinflamatore, vaji i ullirit mund të ketë efekt të mirë te simptomat e artritit. Konsumimi i vajit të ullirit ekstra i virgjër ndihmon në ngadalësimin e zhvillimit të artritit, redukton enjten e këmbëve, ngadalëson procesin e shkatërrimit të kockave dhe redukton inflamacionin. Një tjetër studim analizoi ushqyerjen e 333 pjesëmarrësve me ose pa artrit reumatoid, dhe rezultoi se me konsumimin e vajit të ullirit, ulej risku për zhvillimin e sëmundjes. Megjithëse nevojiten më shumë studime mbi efektet e vajit të ullirit në artrit, përfshirjen e vajit të ullirit dhe yndyrat e tjera të shëndetshme në dietën tuaj mund të përfitojnë patjetër në shëndetin tuaj, dhe gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e artritit.

Lëngu i qershisë

Ky lëng i fuqishëm ofron një gamë të gjerë të lënëve ushqyesve si dhe ka përfitime të shumta shëndetësore, dhe madje mund të ndihmojë në uljen e simptomave të artritit. Lëngu i qershisë përmban vitaminë A, vitaminë C dhe kalium. Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe vitaminë C përfshijnë: një sistem imunitar të përmirësuar, veti superiore të shërimit të plagëve dhe shikueshmëri më të qartë veçanërisht në kushte kur drita është e kufizuar. Lëngu i qershisë është një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët. Konsumimi i lëngut të qershisë është aleat kundër dhimbjeve nga sëmundje e artritit. Kohët e fundit, është zbuluar që lëngu i qershisë lufton pagjumësinë dhe dhimbjet muskulare. Këto pretendime shkencore kanë gjithsesi nevojë për më shumë studime, megjithatë analizat e deritanishme shpalosin rezultatet pozitive që disa njerëz vërejnë pas konsumimit të lëngut natyral të qershisë, kjo falë natyrës antiinflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve.

 

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas