Aktualitet

10-vjeçari, në librin e rekordeve Gines, zgjidh 196 ushtrime matematike në më pak se 1 minutë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:14 - 13/07/20 |
mapo.al

Një 10-vjeçar nga Anglia ka hyrë në librin e rekordeve Gines duke zgjidhur 196 problema matematike në më pak se një minutë.


Në videon e publikuar në YouTube shohim Nadub Gill, nxënës i shkollës fillore, i cili zgjidh ushtrimet në një laptop me ‘shpejtësinë e dritës’.


Nadub mori pjesë në konkursin e zhvilluar nga Times Tables Rock Stars në bashkëpunim me librin e rekordeve Gines dhe arriti të dalë në krye duke zgjidhur 196 problema nën afatin kohor. Më befasues është fakti se ai nuk dha as një përgjigje të gabuar.


Sipas një raporti nga Nottingham Post, ishin rreth shtatëqind aplikantë. Por Nadub, i cili studion në Shkollën Fillore Longmoor në Long Eaton, i la të gjithë pas.


 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas