Kryesore

10 vjet nga 21 Janari, Edi Rama i shpall viktimat Dëshmorë të Atdheut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 21/01/21 |
mapo.al

Qeveria ka vendosur të shpallë 4 viktimat e 21 janarit 2011 “Dëshmorë të Atdheut”.





Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë një ceremonie përkujtimore në nder të: Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës. 


Kreu i qeverisë tha se 21 janari ka qënë një pikë kthese për vendin, demokracinë dhe drejtësinë. Përtej plagëve tek familjarët, vijoi Rama, 21 janari shërbeu për të nxjerrë në pah llumin e politikës në sy të të gjithëve.




Kryeministri gjithashtu shprehu krenari duke e cilësuar veten pjesë të përpjekjes për ndryshim, që erdhi pikërisht pas 21 janarit.


Si asnjëherë më parë, shtoi Rama, qeveria që ai ka drejtuar ka respektuar protestat, të drejtën e qytetarëve për të protestuar si dhe ka reaguar ndaj kërkesave të qytetarëve deri duke kërkuar ndjesë.

Lexo edhe :  Rama nga '5 Maji': Në pranverën e 2020, 1 mijë apartamente për të prekurit nga tërmeti

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas