Aktualitet

10 vjet nga anëtarësimi, avionët e NATO-s sot në qiellin e Tiranës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:10 - 29/03/19 |
mapo.al

Ditën e sotme, në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut do të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të cilat janë pjesë e kësaj organizate. Në kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, në Tiranë do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore.






Aty janë ftuar të marrin pjesë: ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tonë, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.


Përgatitjet për këto aktivitete kanë filluar që prej ditës së sotme. Në sheshin “Nënë Tereza’’ dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do ketë rreshtim trupash me mbi 2500 ushtarakë shqiptarë, flamurtarë të huaj, mbi 100 mjete ushtarake luftimi dhe helikopterë. Gjithashtu do të ketë një paradë fluturimi të avionëve të NATO mbi Tiranë.

Lexo edhe :  Kulla e Sahatit në dy shekujt e historisë qytetare të Tiranës






LEXO EDHE:




Duket sikur Shqipërinë e futi Edi Rama në NATO: Spoti që ndezi debat



1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas