Skulptura në foto është më e madhja në botë. Shpendi është një shqiponjë gjigande. Vepra me 60 metra gjatësi, 46 gjerësi dhe 21 lartësi, ndodhet mbi një kodër 350 metra mbi nivelin e detit, në qytetin Çadajamangalam të Indisë.
Raxhiv Ançal, skulptori që e realizoi, e kishte paraqitur idenë te Ministria e Turizmit që kur ishte student, në vitet ’80, duke u lënë përshtypje shumë të mira. Për ndërtimin e skulpturës më të madhe në botë të një shpendi janë dashur 10 vjet punë.