Kronika

“100 deri në 300 €”/ Kush janë shqiptarët që trafikuan emigrantë për 9 muaj (Emrat)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 21/06/20 |
mapo.al

Gjashtë persona, 4 nga Tirana dhe 2 nga Korça janë arrestuar si pjesë e një rrjeti trafiku të emigrantëve që e kishte zinxhirin nga Lindja e Mesme, në Greqi, Shqipëri dhe deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Të arrestuarit e operacionit “Stafeta” janë;


1. Ali Osmanaj 36 vjeç banues në Tiranë
2- Aida Velcani39 vjeç banues në Tiranë
3- Mentor Isufi 30 vjeç banues në Tiranë
4- Anamaria Bengaj 20 vjeçe banuese në Tiranë
5- Ardit Pinderi 21 vjeç banues në Korçë
6- Melinor Pinderi 19 vjeç banues në Korçë


Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë rreth 9-mujore, kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale në drejtim të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen drejt kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.


Ata kanë trafikuar nëpërmjet territorit të vendit tonë, një numër relativisht të madh emigrantësh nga Lindja e Mesme, duke marrë nga 100-300 euro, për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.


LEXO EDHE: 

‘Stafeta’/ Goditet grupi i trafikut të emigrantëve, arrestohen 6 persona, sekuestrohen 12 mijë €

 


Etiketa: , , , ,

Pas