Kryesore

“100 mijë € për fundjavën në Paris”/ PDIU: Rama si Sulltani i Bruneit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 31/05/20 |
mapo.al

PDIU ka reaguar pas denoncimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi se kryeministri Edi Rama paguar 100 mijë euro charter për të kaluar fundjavën në Paris.


Përmes një deklarate për mediat, PDIU thotë se Rama mbylli shqiptarët në shtëpi duke kufizuar lëvizjet ndërsa vetë shijon luksin nëpër Europë si të ishte Sulltani i Bruneit.


Deklarata
Në kulmin e Pandemisë, pasi i kërkoi shqiptarëve të linin makinat e të kufizonin lëvizjen, pasi i kërkoi njerëzve të mbylleshin në shtëpi, Ramavirusi merr avionin qeveritar dhuratë e shkon për weekend në Paris.


Ditën kur shqiptarët luftojnë për mbijetesë, ky autokrat i plakur e i lodhur sillet jo si kryeministër i një republike në Kontinentin Europian po si Sulltani i Bruneit, duke shijuar luksin qeveritar nëë ditën më të zezë të shqiptarëve.


Duhet ti bëjmë me dije që do bëjë mirë të mos ulet më në aeroportin e vendit të tij, që e vodhi dhe e varfëroi, sepse ka tejkaluar çdo normë sjellje normale të një vendi të cilin ai vete e shpalli në gjendje lufte. Sot ai është vetëm një autokrat në ikje ndërsa Shqipëria nuk mund të jetë kurrsesi oborri i varfëruar i këtij abuzuesi. 

LEXO EDHE: 

Denoncimi/ Rama, 100 mijë euro avion privat për fundjavë në Paris


Etiketa: , ,

Pas