Gjykatat e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg për Satilno Basho, vëllai i Tesi Bashos, i arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës, me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie.
Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni Sulejman Hoxha, se Tesi Basho i ka bëre presion atij për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.
Mësohet se dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin, më konkretisht biznesmeni është daja i mamasë së dy vëllezërve. Ndërkohë kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Satilno Basho. Ai i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.
“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s’ke lidhje me këtë gjë. Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona”, tha Satilno Basho në gjykatë.
Avokati mbrojtës tha se do të ankimojë vendimin sepse nuk ka vepër penale. “Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme. Do të ankimojmë vendimin sepse nuk ka vepër penale”, tha ai.
Ndërkohë, seanca e sigurisë për vëllanë e tij, Tesi Basho po zhvillohet në Vlorë nën masa të rrepta sigurie.
***
Testiliano (Tesi) Basho, 38 vjeç, rezulton të jetë i dënuar me burgim të përjetshëm për një krim të dyfishtë. Në operacion kanë marrë pjesë Forcat Operacionale, RENEA si dhe efektivë të policisë së Vlorës. Siç duket edhe nga pamjet, arrestimi i Bashos është bërë në ambientet e një bilardoje. Mësohet se ai ka tentuar të largohet, por efektivët e RENEA-s kanë ndërhyrë menjëherë duke e gjunjëzuar dhe arrestuar 38-vjeçarin.
Në 24 janar të vitit 2008, Basho ka vrarë dy femra në Itali, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion. Dënimi i dhënë nga gjykata italiane ka qenë maksimal, burg përjetë. Por në vitin 2016, Testiliano (Tesi) Basho është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali së bashku me dy shtetas të tjerë. Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
LEXO EDHE:
VD/ Po luante bilardo, si u arrestua nga RENEA “i forti” i Selenicës
Vrau 2 femra në Itali, RENEA kap të shumëkërkuarin në Selenicë/VIDEO