Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e tranjerit të kombëtare Cristian Panuçi, kunder ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi ate “sharlatan”.
Padia ishte depozituar në Gjykatën Civile të Tiranës nga avokatët e Panuçit, i cili kërkoi që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani, duke pretenduar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.
Trajneri Panuçi, në padinë e ngritur, ishte bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil dhe ishte shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit. Por, Gjykata nuk e ka pranuar kërkesë e Panuçit.