Shkrumbimi dhe rikonstruktimi i katedrales ‘Notre Dame’ në Paris, duket se është bërë subjekt bisede edhe midis trashëgimtareve të Top Medias. Pasi qeveria shqiptare dhuroi konkretisht 100 mijë euro për rindërtimin e monumentit gotik 850-vjeçar, motrat Hoxha kanë shkëmbyer mesazhe ku ironizojnë shifrën prej 100 mijë eurosh. Ka qenë e vogla e familjes Hoxha, Redia, ajo që ka postuar në ‘Snapchat’ foton e bisedës që ka bërë me motrën e saj të madhe, Sara Hoxha.
“Ne do ndërrojmë bravën e Notre Dame-t…Aq kushton kuzhina ime,”– ka shkruar kjo e fundit, pasi Redia i ka dërguar linkun e një lajmi ku shkruhet për donacionin e Shqipërisë. “Njeriu më gazmor,”- ka shkruar më pas Redia, duke iu referuar kështu Sarës.