Kryesore

101 vjet nga Kongresi i Lushnjes, Meta: Garantoi pavdekshmërinë e shtetit shqiptar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 21/01/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 101-vjetorin e Kongresit tw Lushnjes. 



Nëse s’do ishte ky Kongres, shkruan Meta në Facebook se pavarësia e Shqipërisë do të ishte venitur.  Ai shton se Kongresi i Lushnjes mori vendimet më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe rimëkëmbjes së shtetit modern shqiptar.


“Vetëm disa ditë iu deshën burrave të ndritur të kombit, që të bashkuar në Kongresin e Lushnjës, të garantonin pavdekshmërinë e shtetit, të ndërtonin një Parlament dinjitoz e të ligjshëm, të nxirrnin akte kushtetuese efikase, të zgjidhnin një Qeveri të përgjegjshme, të vendosnin ligjin në të gjithë territorin dhe të prezantonin me dinjitet Shqipërinë përpara botës”, thotë kreu i shtetit.




Postimi
Uniteti rreth çështjes kombëtare, mblodhi 101 vjet më parë në Lushnjë, apostujt e shqiptarisë, për të marrë vendimet më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe rimëkëmbjes së shtetit modern shqiptar.



Lexo edhe :  Projekti Vlorë-Orikum/ Meta takohet me banorët: Pa transparencë ka paligjshmëri

Vetëm disa ditë iu deshën burrave të ndritur të kombit, që të bashkuar në Kongresin e Lushnjës, të garantonin pavdekshmërinë e shtetit, të ndërtonin një Parlament dinjitoz e të ligjshëm, të nxirrnin akte kushtetuese efikase, të zgjidhnin një Qeveri të përgjegjshme, të vendosnin ligjin në të gjithë territorin dhe të prezantonin me dinjitet Shqipërinë përpara botës.


Nëse nuk do të ishte ky Kongres, edhe Pavarësia e Shqipërisë do të ishte venitur. Nderim përjetë burrave të kombit, që hodhën themelet e shtetit modern shqiptar, të pavarur dhe sovran, vepra e të cilëve u përjetësua në vargjet përherë aktuale:
“Atdheu ty po të thërret,
Ta shpëtosh ti nga kjo natë.
Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut,
Shkrepëtim të bjerë e flakë,
Bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut,
Mos kurse as shpirt as gjak.” 🇦🇱

4


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas