Më shumë se 4 krime brenda një ore, ndodhin në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur nga të dhënat që ka ofruar ditën e sotme Ministria e Brendshme, në lidhje me veprat penale që kanë ndodhur gjatë muajit Tetor 2014.
Nga të dhënat zyrtare, mësohet se, gjatë muajit të kaluar kanë ndodhur 3213, vepra penale në total në të gjithë vendin. Të ndara në ditë, kanë ndodhur 103.6 vepra penale të ndryshme dhe në orë kanë ndodhur 4.3 vepra penale.
Për vrasjet
Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, janë evidentuar 4 vrasje, ku janë shënuar 4 viktima.
Në sajë të punës hetimore të kryer është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së 3 rasteve të evidentuara dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e një vrasje. Autorë të këtyre vrasjeve janë evidentuar 4 persona, të cilët janë arrestuar nga strukturat e policisë.
Të kërkuarit
Ndërkaq, hjatë muajit Tetor 2014, është bërë e mundur kapja e 30 personave të shpallur në kërkim kombëtar, të dënuar apo akuzuar nga ana e autoriteteve të drejtësisë për krime kundër personit.
Po tahuri thote se e kemi ulur shume krimin ,fale zotesise qe ka ky zotriu ne drjtimin e policise?