Depozitat Fibank janë të shumëllojshme me kombinimin e tipareve të ndryshme në mënyrë që të plotësohen sa më shumë kërkesat dhe dëshirat e klientëve.Ofrohet mundësia e depozitave afatgjata si depozita dinamike 4-vjeçare, ashtu si edhe një depozitë fleksibël që ofron mundësinë për të shtuar dhe tërhequr kurdo që klienti dëshiron pa humbur interesat. Fibank ka një llogari kursimi me normë interesi më të lartë se i një depozite 1-vjeçare standarte në sistemin bankar. Në llogarinë e kursimit mund të menaxhohen mjaft mirë kursimet në LEK, EURO dhe USD. Kjo llogari është pa afat dhe në të mund të depozitohet e tërhiqet kurdo që klienti dëshiron, pa i humbur interesat.
Diversifikimi i depozitave ka konsideruar madje edhe dëshirën e disa klientëve që të mund ta shijojnë interesin e depozitës së tyre që në ditën e parë. Nëse klienti do të donte të përdorte në avancë shumën e përfituar nga depozita për pushime apo çfarëdo shpenzimi, Fibank ofron depozitën “rekord” në LEK, EURO dhe USD. Kjo depozitë është një kombinim i interesave të larta dhe pagesës së menjëhershme të të gjithë shumës së interesit në ditën e depozitimit.
Duke qenë një bankë dinamike me vendimmarrje tepër të shpejtë, Fibank e ka të mundur të ofrojë produkte të diversifikuara dhe fleksibël me një shërbim cilësor të përshtatur më së miri ndaj çdo kërkese specifike të klientëve. Tashmë Fibank ka rritur edhe shtrirjen e rrjetit me prezencë në qytetet kryesore në vend. Skuadra Fibank është e dedikuar në rritjen e bazës së klientelës duke i kushtuar rëndësi të veçantë çdo tipi klienti, duke i shërbyer klientëve të mirë potenciale me cilësi dhe produkte të dizenjuara me kujdes.