Në vendin tonë janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 502 testime të kryera.
Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri të ditur se numri total i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka arritur në 5105.
Qytetet ku janë konfirmuar rastet e reja janë Tirana me 52 raste, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.
Dy ishin viktimat sot nga COVID-19, duke e çuar numrin e të vdekurve në 150. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” por marrin trajtim 125 pacientë. 17 prej tyre në terapi intensive ndërsa 7 të intubuar. 41 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.
Bilanci
2 të vdekur
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.
125 pacientë në spitale
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.
Rastet e reja sipas qyteteve
52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.
41 të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)
Testime totale – 40192
Raste pozitive 5105
Raste të shëruara 2830
Raste Aktive 2125
Humbje jete 150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1146
Durrës 255
Shkodër 202
Vlorë 105
Lezhë 83
Fier 76
Korçë 69
Kukës 60
Elbasan 49
Berat 30
Gjirokastër 29
Dibër 21
Apeli për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.
LEXO EDHE:
150 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, dy pacientë ndërruan jetë sot