Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

108 vjet nga krijimi i FA/ Meta: Modernizimi i ushtrisë shqiptare, domosdoshmëri

by mapo.al
04/12/2020
in Kryesore, Politika
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar të gjitha gratë dhe burrat me uniformë me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se me sfidat e reja të sigurisë, që parashtron koha, “modernizimi i pandalshëm i ushtrisë shqiptare është domosdoshmëri!”.

Në mesazhin e tij, Presidenti Meta ndalet dhe në situatën e shkaktuar nga pandemia, të cilën e quan një periudhë të pazakontë dhe tepër të vështirë.

“Me këtë rast, u shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjarëve të ushtarakëve, të cilët kanë humbur të dashurit e tyre nga COVID-19, si dhe ju uroj shërim të shpejtë të prekurve nga ky virus”, shkruan Meta.

Postimi i  Metës
Me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh sot të gjitha grave dhe burrave në uniformë, konsideratat më të larta, urimet më të përzemërta, falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat në mbrojtje të Atdheut, Sigurisë Kombëtare, por edhe garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit në rajon e botë, nën flamurin e NATO!

Edhe ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar, na gjen në një periudhë të pazakontë dhe tepër të vështirë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Duke përgëzuar Forcat tona të Armatosura, veçanërisht Njësinë Mjekësore Ushtarake, për vigjilencën, gatishmërinë e përkushtimin në krye të detyrës, në Spitalin e Traumës dhe në çdo repart e strukturë të FA, ju inkurajoj të vijoni në përmbushje të misionit tuaj kushtetues, për të qënë kurdoherë në shërbim të qytetarëve në nevojë.

Me këtë rast, ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjarëve të ushtarakëve, të cilët kanë humbur të dashurit e tyre nga COVID-19, si dhe ju uroj shërim të shpejtë të prekurve nga ky virus.

Me sfidat e reja të sigurisë, që parashtron koha, modernizimi i pandalshëm i ushtrisë shqiptare është domosdoshmëri!

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë dhe familjet e tyre!

Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të rënë për Atdhe e Flamur! 

Tags: 108-vjetori i FAforcat e armatosuraIlir Meta

JU SUGJEROJME

Krijimi i kushteve që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë nuk është një veprim i drejtë!
Analizë

Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!

03/07/2022
Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe
Politika

Dënoi gazetarin për tre muaj, reagon Rama pas kritikave: Askush nuk do t’ju thotë “plaç”

03/07/2022
E rëndë në Tiranë / Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen dy persona
Aktualitet

E rëndë në Tiranë / Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen dy persona

03/07/2022
E nisën mëngjesin me sherr, të rinjt zihen keq, dy prej tyre përfundojnë në spital
Aktualitet

E nisën mëngjesin me sherr, të rinjt zihen keq, dy prej tyre përfundojnë në spital

03/07/2022
Next Post
“Më mundi mua dhe Obama-n”, George Clooney tregon super talentin e bashkëshortes së tij Amal

“Më mundi mua dhe Obama-n”, George Clooney tregon super talentin e bashkëshortes së tij Amal

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!
  • Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
  • Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës
  • Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, njihuni me partnerin e saj
  • Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In