Me 10 vite në krye të PS-së, Edi Rama duket se nuk e ka pasur këmbën shumë të mbarë.
Gjatë kryesimit të tij, Rama ka përjashtu jo pak po 11 deputetë, më shumë se nga 1 për çdo vit të drejtimit të tij.
Dy vite pasi kishte marrë drejtimin e PS-së, mbrëmjen e një Korriku përjashtoi 6 deputetë socialistë.
Arsyeja ishte se ata, në kundështim të plotë me vendimin politik të PS-së në atë kohë, votuan pro zgjedhjes së Bamir Topit President.
Vendimi i dytë i përjashtimit në masë të deputetëve është ai përpara zgjedhjeve të vitit 2013.
Këta deputetë të PS-së u vendosën në krah të mazhorancës pas largimit të LSI-së nga qeveria “Berisha 2” .
Deputetët e përjashtuar:
Taulant Dedja
Durim Hushi
Durim Lamaj
Hamit Kosta
Paulin Sterkaj, i rikthyer në PS
Bukurosh Stafa
Kastriot Islami
Gjovalin Kadeli
Asllan Dogjani
Arben Malaj
Tom Doshi