Monday, May 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

11 kg kokainë në Durrës – Arrestohet menaxheri i firmës, në kërkim pronari

by mapo.al
13/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Në lidhje me sasinë e kokainës të kapur këtë të martë në Durrës është arrestuar Barjon Gumeni, administrator i firmës dhe një punonjës tjetër me emrin Jurgen Osmani. Ndërkohë Gumeni rezulton të jetë vëllai i pronarit të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti.

Burime bëjnë me dije se sasia e drogës së kapur në Portin e Durrësit sot është 11 kg e 650 gram kokainë, e cila ka qenë e vendosur në impiantin e kondicionerit, ndërkohë që ishte ambalazhuar në 14 pako.

Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.

Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri, shpallet në kërkim administratori i saj.

Sekuestrohet një sasi prej 11 kilogramë e 675 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të një firme me qendër në Tiranë.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e motorit të frigoriferit u gjetën 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 11 kg e 675 gr.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 34 vjeç, banues në Tiranë (menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri), si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 50 vjeç, banues në Tiranë (administratori i firmës).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

LEXO EDHE:

Kokaina në Durrës, Policia: U gjet në konteinerin e “Alba exotic fruit”

Tags: Barjon GumeniEduart Dauti

JU SUGJEROJME

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
Kryesore

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”

22/05/2022
Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
Aktualitet

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

22/05/2022
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja
Kronika

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja

22/05/2022
Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së

22/05/2022
Next Post
Pushuesi nga Kosova mbytet në plazhin e Durrësit

Pushuesi nga Kosova mbytet në plazhin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
  • Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
  • Ja produktet e bukurisë që përdor mbretëresha Elizabeth
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja
  • Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In