Një kompeticion i tillë si Botërori me kaq rëndësi, njihet për rekordet e shumta dhe të veçanta që vendosen.
Më poshtë është një listë me kuriozitet më të veçanta të këtij kompeticioni:
1) 1 në 1000 – nga meshkujt islandezë të moshës ndërmjet 22 dhe 34 vjeç janë në Botëror
Prej marsit të këtij viti, popullsia e Islandës ishte rreth 340,000 banorë – përafërsisht sa gjysma e Glasgout. Kjo do të thotë se ata kanë pak alternative kur bëhet fjalë për emrat që do grumbullohen në Botëror.
2) Lojtari më i ri në këtë Botëror nuk kishte lindur ende kur kapiteni i Meksikës, Rafael Marquez debutoi
Talenti australian Daniel Arzani është lojtari i vetëm në këtë Botëror që ka lindur në vitin 1999. Marquez, në moshën 39 vjeçare është duke zhvilluar Botërorin e pestë për Meksikën, ku debutim i tij ka qenë në vitin 1997.
3) 17 nga 23 lojtarët e e Marokut kanë lindur jashtë vendit
Një numër i madh i lojtarëve të Marokut kanë lindur në të gjithë Evropën, në vende si Holanda dhe Spanja. Hakim Ziyech – ylli i ekipit – refuzoi Holandën duke zgjedhur të përfaqësonte vendin e origjinës.
4) Portieri i Egjiptit ka lindur në të njëjtin vit me Jay-Jay Okocha
Essam El-Hadary ka zhvilluar një karrierë të gjatë, por hija e Kupës e Botës gjithmonë e ka ndjekur atë. Por këtë verë, më në fund, pas 22 vjet përpjekjesh, Egjipti do të marrë pjesë në Botëror. Në moshën 45-vjeçare, ai në këtë mënyrë është lojtari më i vjetër i Kupës së Botës, i cili ka lindur në të njëjtin vit me Ray Parlor dhe Jay-Jay Okocha.
5) Mosha mesatare e mbrojtësve të Portugalisë është 35 vjeç
Edhe pse reparti i sulmit është plot me yje, në mbrojtje ekipi mund të hasë probleme me moshën e lojtarëve sepse përfaqësohet me Pepe (35), Jose Fonte (34) dhe Bruno Alves (36).
6) Distanca nga qyteti më perëndimor në qytetin lindor është më e gjatë se distanca nga Londra në Moskë
Rusia është vërtet shumë e madhe? Vendi më i madh në planet në fakt. Shembulli më i mirë është qyteti Kaliningrad që është i pozicionuar midis Lituanisë dhe Polonisë. Është rreth 1892 milje larg nga qyteti më perëndimor – Yekaterinburg – i cili është pothuajse 100 milje më larg se distanca ndërmjet Londrës dhe Moskës.
7) Irani – po Irani – mban rekordin për ndeshjet pa pësuar gol gjatë kualifikueseve të Botërorit
Gushtin e kaluar, Irani dhe Koreja e Jugut arritën një barazim shumë të vështirë me rezultatin 0-0. Por ky rezultat ishte pozitiv për Iranin vetëm për një arsye – ishte ndeshja e 12-të që Iranianët nuk pësonin gol.
8) Asnjë lojtar tjetër përveç Lionel Messi nuk ka shënuar në një ndeshje eleminatore për Argjentinën që prej nëntorit të vitit 2016
Argjentinasit ja dolën të kualifikoheshin në sajë të një triplete të Messi-t në ndeshjen e tyre të fundit kundër Ekuadorit pas një fazë eliminatore dramatike. Angel di Maria është lojtari i fundit që ka shënuar për kombëtaren e Argjentinës, në fitoren 3-0 ndaj Kolumbisë më 15 nëntor 2016.
9) Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar më shumë se një gol në Botëror
Kjo është paraqitja e tij e katërt në këtë turne dhe, deri më tani, ky kompeticion ka rezultuar një zhgënjim për CR7. Ai ka shënuar vetëm një gol në edicionet 2006, 2010 dhe 2014, ku në edicionin e fundit pati një konflikt me shokët e ekipit.
10) Lojtari më i mirë i Arabisë Saudite është stërvitur me Manchester United në Mars
Arabia Saudite, ekipi që do të inaugurojë Botërorin, ka në përbërje lojtarë që mund të ndërrojnë ekip në fund të sezonit . Njëri prej tyre është Mohammad al-Sahlawi, i cili ka shënuar 26 gola në 33 ndeshje për vendin e tij. Sulmuesi në fakt është stërvitur me skuadrën angleze për tre javë gjatë këtij sezoni, por shumë veta mendojnë se kjo ka ndodhur për arsye komerciale.
11) Xherdan Shaqiri është më i ri se Lucas Vazquez
Të gjithë e njohin Vazquez, e ardhmja e Realit dhe Spanjës. E pra ai është 26 vjeç dhe aktualisht dy muaj më i vjetër se veterani Shaqiri, i cili duhet të pranojmë se kemi menduar se ështe të paktën 34 vjeç./Marrë nga: EDS/