Ambasada amerikane në Tiranë sjell në vëmendje sulmin terrorist më 11 shtator 2001 në SHBA, të cilësuar si më të madhin në historinë e njerëzimit.
Në një postim në “Facebook”, ambasada përkujton jetët e humbura në Kullat Binjake të New York-ut e Pentagon, si dhe nderon të gjithë ata që kanë zgjedhur të luftojnë në emër të lirisë.
“Sot, në Ditën e Patriotëve, përkujtojmë të gjitha jetët e humbura në 11 shtator të vitit 2001, lutemi për familjet që ruajnë trashëgiminë e kësaj humbjeje dhe nderojmë trimërinë e pakrahasueshme të të gjithë atyre që u ndodhën të parët në vendngjarje.
Nderojmë gjithashtu të gjithe ata, që gjatë ditëve e viteve pas sulmit, iu përgjigjën thirrjes për t’i shërbyer vendit dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetët e tyre në mbrojtje të bekimeve të pakrahasueshme të lirisë”, shkruan Ambasada në Facebook.
LEXO EDHE: