Aktualitet

11 vite nga shpërthimi në Gërdec, familjarët: Nuk harrojmë






               Publikuar në : 12:40 - 15/03/19 |
mapo.al

11 vite nga shpërthimi në Gërdec ku humbën jetën 26 persona. Familjarë dhe të afërm kanë përkujtuar ditën që fabrika e demontimit të armëve në Gërdec shpërthehu, duke shkaktuar 26 jetë të humbura në shkurtin e 2008-ës. Këtë vit, shoqërues të familjarëve në homazhet në kujtim të të dashurve të zemrës, ishin vetëm mediat. Asnjë përfaqësues nga shteti.


Zamira Durdaj humbi djalin e saj 6 vjeçar, Erisonin. Ndihet e pashpresë nga drejtësia dhe tregon para mediave kalvarin për të kërkuar të drejtën e tyre.

“Nuk është hetuar fare kjo çështje, vetëm janë tallur me ne. Të braktisur jemi të gjithë ne. Kush na ka mbështetur ne, ne mbështesim njëri-tjetrin. Është një vepër korruptive, falsifikimi i firmës amerikane që u rrëzua nga gjykata e shkallës së parë, mbas 5 vjetësh betejë pranimi i gjykimit të shkurtuar, mbyllja në Gjykatën e Lartë, përgjigjja nga Strasburgu nuk vjen kurrë, ku është përparësia ime? E kanë çuar në Strasburg për proces të parregullt, ne si viktima nuk jemi palë në proces, është prokuroria, por ajo përfaqëson shtetin, jo ne. nuk pres asgjë nga politika. e pres nga sistemi i drejtësisë, e pres nga prokuroria e përgjithshme u shpreh zonja Durdaj.

Familjarë të tjerë thonë se nuk do të ndalen përpara asgjëje derisa përgjegjësit të jenë pas hekurave të qelisë. Për ta, nuk është një aksident teknologjik, pasi banorët e zonës punonin me mjete rrethanore. E quan një krim shtetëror prandaj kanë hequr edhe pllakatën e vënë për përkujtimin e të ndjerëve, ku shkruhej: aksident teknologjik.

 


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas