ShowBizz

“11 vite, veçse karrige bosh”/ Sara, fjalë zemre për Dritan Hoxhën






               Publikuar në : 12:25 - 23/05/19 |
mapo.al

Një nga trashëgimtaret e Top Medias, Sara Hoxha ka bërë së fundmi një dedikim mjaft të ndjerë për të atin, i cili 11 vite më parë humbi jetën në një aksident automobilistik. E teksa midis rreshtave  ka shprehur mungesën e pafundme për figurën e Dritan Hoxhës si baba, Sara ka ndarë edhe një foto prekëse ku duket një karrige bosh në dasmën e saj, të mbajtur një vit më parë në Komo të Italisë.


“Për 11 vitet e fundit të jetës sonë kemi pasur vetëm karrige boshe, me shpresën për të të  mbajtur të pranishëm. Megjithatë, asgjë nga këto nuk është e nevojshme. Ti je në mendimet e mia çdo mëngjes, çdo herë që shoh djalin tim dhe çdo herë që flas me vëllain, motrat ose nënën time që dëshirojnë të jesh atje për të na udhëhequr. 11 vjet më parë ti ke më ke lënë një zemër të thyer dhe vetëm duke u bërë prind kam mësuar të bashkoj copat e thyera.



Një gjë për të cilën kam besim është se ti më ke dërguar Londonin (të birin) dhe më ke dhënë një shans për të parë jetën në një mënyrë më pozitive. Gjithkush që ka humbur një prind e di që dhimbja do të jetë gjithmonë e pranishme, e megjithatë, me kalimin e kohës mësojmë sesi ta përballojmë dhe të jetojmë me kujtesën e tyre”-ka shkruar Sara Hoxha në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas