Aktualitet

110 mln € dëmshpërblim/ Si u ngrit dhe u shkatërrua Agon Channel







               Publikuar në : 20:01 - 01/08/19 |
mapo.al

Plot 110 mln euro do të përfitojë biznesmeni italian Fancesco Becchetti nga buxheti i shtetit shqiptar për sekuestrimin e Agon Channel dhe akuzat publike të kryeministrit Edi Rama në adresë të tij. Vendimi është dhënë disa ditë më parë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ndërsa në Shqipëri ka shkaktuar një furtunë kritikash në adresë të qeverisë pasi paratë që do të shkojnë në llogaritë e investitorit italian do paguhen nga taksapaguesit.


Ndërkohë, gazetari Andi Bejtja ka postuar në rrjetin social Facebook disa video nga momenti i parë i ngritjes së Agon Channel e deri te deklaratat kërcënuese të Edi Ramës me pasojë ndërprerjen e energjisë elektrike për televizionin.

Kryeministri Edi Rama e akuzoi direkt investitorin italian për pastrim parash, duke çuar më pas në konfiskimin e Agon Channel.

“Ai investitor i ka shkaktuar këtij shteti dëme të pallogaritshme me gjyqe të manipuluara. Ka mbajtur peng shtetin shqiptar me koncesione me të cilat nuk ka zbatuar asnjë kusht. Është një fenomen skandaloz të cilin do ta luftojmë deri në fund”, ka thënë Rama, qëndrime të cilat sollën dënimin e Shqipërisë nga Gjykata Europiane.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas