Aktualitet

1140 ha tokë nën ujë, banorët e Shkodrës ende probleme me përmbytjet









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:43 - 23/02/21 |
mapo.al

Prej ditësh në vendin tonë kemi mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por duket se në Shkodër akoma vijojnë që të jenë nën ujë 1140 hektarë tokë.



Në raportin e saj më të fundit Bashkia bën me dije se zonat që vijojnë të kenë problem me praninë e ujit është Oboti, disa fshatra në njësinë administrative Dajç dhe Rrethina.


Oboti duket se është dhe fshati më i prekur nga përmbytjet që solli moti i keq në Shkodër ku si pasojë vijojnë të jenë të rrethuara nga uji 10 banesa.




Bilanci i plotë:



Nj.A. Ana e Malit


Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 400 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Tokë e pakultivuar 80 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 310 Ha
Grurë 5 Ha
Pemtore 2 Ha
Bimë dekorative 3 Ha
2.Rreth 10 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

Lexo edhe :  Helidon Bushati me bizneset në Shkodër: Plani ekonomik i PD ju nxjerr nga kriza

Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 50cm.
Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 100 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 330 Ha
Grurë 5 Ha
Bimë dekorative 15 H
Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 290 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

Tokë e pakultivuar 110 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha
-Në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për periudhën Janar-Shkurt 2021”, po evidentohen dëmet në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).

1


Etiketa: ,

Pas