Kryesore

115 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:00 - 30/09/20 |
mapo.al

115 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi.


Shifra bëhet e ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një statusi në rrjetet sociale.


“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ajo.




Numri total i të shëruarve nga COVID-19 në vendin tonë arrin në 7847, nga 13 649 raste që prej fillimit të pandemisë. 387 persona kanë humbur jetën. Ditën e sotme (30 shtator) u konfirmuan me koronavirus 131 raste të reja (127 ishin një ditë më parë), ndërsa tre pacientë të tjerë humbën jetën.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas