ShowBizz

Tom Cruise bashkëpunon me NASA për një film në hapësirë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 06/05/20 |
mapo.al

Tom Cruise, raportohet se është në bisedime me NASA-n për të xhiruar filmin e parë në hapësirë.


Lajmin e ka konfirmuar administratori i NASAs, Jim Bridenstine, me anë të një postimi të ndarë në rrjetin social, Twitter.


See the source image


“NASA është e entuziazmuar të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor.


Ne kemi nevojë për figura të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASAs”, shkruan Jim.

Bridenstine nuk dha më shumë detaje por Cruise thuhet se po punon me CEOn e Teslas dhe sipërmarrësin e SpaceX, Elon Musk për të realizuar filmin e parë të xhiruar në hapësirë. SpaceX po ashtu nuk e ka konfirmuar rolin e tij në projektin e filmit, por Tom mund të fluturojë në hapësirë në anije kozmike të kompanisë, Crew Dragon.

See the source image

Në anën tjetër, Musk nuk e ka konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin, por iu përgjigj Bridenstine me një koment: “Duhet të jetë shumë argëtues”. Aktori së fundmi kishe anuluar xhirimet e “Mission Impossible 7” pas përhapjes së madhe të coronavirusit në Itali, ndërsa shquhet për rolet e tij të guximshme në projekte të ndryshme filmike.

See the source image

See the source image


Etiketa: , ,

Pas