Kryeministri, Edi Rama në një dalje për mediat nga Rinasi, deklaroi së 1170 doza vaksine kanë ardhur në Shqipëri.
Më tej Rama deklaroi se vaksinat e tjera te Pfizer do vijnë shkuart, duke qënë i rezervuar për datat, pasi e quan një proces dinamik atë negocimit.
Gjithashtu Rama nuk tregoi vendin e origjinës se nga vijnë vaksinat në vendin tonë.
Ai theksoi janë drejt kontratës me kompaninë AstraZeneca edhe pse nuk dha shumë detaje.
“Për muajin, mars, prill , qershor kemi diskutuar me Pfizer. Por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e Pfizer, të BE apo në duart e një pale apo të një pale tjetër. Me të gjithë kemi kontakte, unë jam shumë i bindur se jemi në lartësinë e detyrës”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u kundërshtoi reagimet se Pfizer ka shkelur kontratën, duke i quajtur reagime qafirit digjital.
“As nuk e mendojmë që t’i shkojmë Pfizer nëpër gjykata sepse më Shqipërinë është sjellë si s’ka më mirë. Sa na takon në dhe mënyra se si e lexojmë në kontratën, Pfizer nuk ka shkelur kontratën. Disa qafira që ishin pjesë e një turpi të madh me komentimin e disa faqeve të shkëputura të kontratës vrapuan për ta helmuar këtë popull dhe për t’i thënë se çdo gjë këtu është vetëm e zezë, duke keqinterpretuar kontratë dhe duke thënë se vaksinat po vijnë për fushatë, apo show, sepse një pjesë e madhe nuk do të vijë duke përjashtuar kështu nga vaksinimi 2 milion shqiptarë. Deri këtu shkoi qafiri digjital.
Etiketa: Edi Rama, Rinas, vaksina, Video