Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

12.4 trilion dollarë rezerva energjetike e minerale të Ukrainës në duart e Rusisë

Nëse Kremlini arrin të aneksojë tokën ukrainase të konfiskuar gjatë pushtimit rus, Kievi do të humbiste përgjithmonë pothuajse dy të tretat e depozitave të tij

by us er1
08/09/2022
in Economi, Gjeopolitikë, Kryesore
0

Aranit Muraçi

Përtej shkaqeve të tjera, historia ka treguar se luftërat përgjithësisht janë zhvilluar dhe zhvillohen për influencë në zonat e pasura ekonomike. Më i forti imponon të dobëtin, për t’i kontrolluar pasurinë apo resurset dhe kur ai nuk i bindet, vihet forca në funksion.



Pas pushtimit ukrainas, Moska kontrollon 63% të depozitave të qymyrit të Ukrainës, 11% të naftës së saj, 20% të gazit natyror, 42% të metaleve dhe 33% të tokës së saj të pasur.Rusia aktualisht kontrollon burimet kryesore natyrore të Ukrainës, që kapin vlerën e të paktën 12.4 trilion dollarësh, duke përfshirë energjinë dhe depozitat minerale, sipas një analize nga “Secdev” për “The Washington Post”.

Nëse Kremlini arrin të aneksojë tokën ukrainase të konfiskuar gjatë pushtimit të Rusisë, Kievi do të humbiste pothuajse dy të tretat e depozitave të tij, thuhet në raport, ose do të mbetej pa shtyllat kryesore të ekonomisë. Bazuar në rishikimin e 2209 depozitave nga “SecDev”, Moska kontrollon 63% të qymyrit të Ukrainës, 11% të naftës së saj, 20% të gazit natyror, 42% të metaleve dhe 33% të tokave të rralla e të pasura me minerale, duke përfshirë mineralet kryesore si litiumi.

Një pjesë e tyre u kap gjatë marrjes së Krimesë nga rusët në vitin 2014, ose gjatë luftës me separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore. Por që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt, Rusia ka rritur në mënyrë të qëndrueshme përparimin e saj në Ukrainë, duke kapërcyer bastionet ekonomike të saj. Duke iu referuar raportit rreth industrisë ukrainase, publikuar në Washington Post, Rusia ka kapur 41 fusha qymyrguri, 27 burime të gazit natyror, 14 zona propan, nëntë fusha nafte, gjashtë depozita xehe hekuri, si dhe disa zona për titan, zirkon, stroncium, litium, uranium dhe ar.

Ndërsa Ukraina njihet si eksportuesi kryesor i drithërave, raporti thotë se ajo posedon gjithashtu 117 nga 120 mineralet dhe metalet më të përdorura, sikurse shërben gjithashtu si një burim kryesor i lëndëve djegëse fosile. Ukraina ka ende kontroll mbi shumicën e rezervave të saj të naftës dhe gazit. Por pjesa dërrmuese e pasurisë së saj të burimeve natyrore që është nën kontrollin e Kremlinit përbëhet nga depozitat e qymyrit. SecDev vlerësoi se rreth 30 miliardë tonë depozita të qymyrit me vlerë 11.9 trilionë dollarë të Ukrainës janë në pjesët e kontrolluara nga Rusia.

Zelenskyy thotë se lufta në Ukrainë e zgjoi Evropën “të dobët, të përçarë, pasive dhe të përgjumur”. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Policia identifikon dy fëmijët, eshtrat e të cilëve u gjetën në valixhet e blera në ankand

Policia identifikon dy fëmijët, eshtrat e të cilëve u gjetën në valixhet e blera në ankand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In