12 izraelitë janë arrestuar në Qipro për përdhunimin e një turisteje britanike 19-vjeçare në një hotel në vendpushimin e Ayia Napa. Tre prej tyre kanë pranuar se kanë patur marrëdhënie seksuale me 19-vjeçaren, ndërsa 9 të tjerë pretendojnë se janë të pafajshëm. Mosha e tyre nuk bëhet e ditur, por raportohet se disa janë minorenë.
E teksa ende nuk është e qartë nëse të akuzuarit e njohin njëri-tjetrin, autoritetet kanë gjetur në vendin e ngjarjes prova që i implikojnë të 12-të të akuzuarit, të cilët do të dalin para trupit gjykues ditën e sotme.
Ayia Napa është një vendpushim me një atraksion shumë të lartë turistik që tërheq çdo vit mijëra të rinj, kryesisht izraelitë.