Aktualitet

12 mijë $ për foto me luanin e vrarë, 19-vjeçarja: S’kam më prindër






               Publikuar në : 14:42 - 18/07/19 |
mapo.al

Një 19-vjeçare i është kundërvënë së fundmi prindërve të saj për një foto që këta të fundit kanë realizuar në Afrikën e Jugut përkrah një luani të vdekur. Sydney Carter, e cila ishte vendosur në dijeni të kësaj fotoje falë mediave, i ka konsideruar prindërit si njerëz të tmerrshëm.


Përmes një videoje të postuar në You Tube, 19-vjeçarja ka bërë gjithashtu me dije se nuk do t’i shohë më si prindërit e saj. “Unë nuk mund ta quaj baba atë, kush mund ta bëjë këtë gjë?”– thotë ajo në video. “Imagjinoni një njeri që harxhon 12 mijë dollarë për një udhëtim të këtij lloji, në vend që t’i japë një pjesë parash vajzës së tij për t’u shkolluar”-vijon më tej Sydney Carter, e revoltuar dhe nevrikosur.

<
>
vajza-1 vajza-2 vajza-4

 


Etiketa:

Pas