Aktualitet

12 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, Bardh Spahia: Faji i qeverisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 03/04/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të reja me COVID-19 në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se e gjitha është rezultat nga sjellja e qeverisë duke testuar numër të ulët personash të dyshuar.


Reagimi
Mediat raportojnë se në Shkodër u konfirmuan edhe 12 raste të reja me COVID-19! Skandaloze është se të prekurit e rinj janë persona që kanë kontaktuar me pacientë të identifikuar më herët! Cka do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer! Ata kanë mundur të lëvizin lirisht, duke infektuar edhe persona të tjerë!


Kjo mungesë vëmendje për Shkodrën nuk është dicka e re se është denoncuar edhe më herët nga mjekë e infermierë! Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit!


Ftoj bashkëqytetarët e mij të rrisin vetëkujdesin në këto ditë të vështira, duke respektuar rregullat e distancimit social, karantinës e duke treguar pa hezitim nëse kanë historik udhëtimi në vendet e prekura nga COVID-19 apo kanë kontaktuar persona që kanë udhëtuar në ato vende.  Rastet e sotme dëshmojnë se duhet të mbështeteni tek vetja dhe tek keshillat e specialisteve e jo tek autoritetet!



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas