Aktualitet

Ndodh në Shkodër/ Nga 15 teste, 12 raste të reja me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 03/04/20 |
mapo.al

Ka shkuar në 22 numri i personave të infektuar me koronavirus në Qarkun e Shkodrës, ku 12 raste të reja dyshohet se kanë rezultuar pozitivë mbrëmjen e sotme, nga 15 persona të testuar.


Të gjithë janë pjestarë të familjes së dy rasteve të infektuara që dolën sëfundmi në lagjet Kiras dhe në Dobraç. Nëse deri ditën e djeshme në qytet ishin vetëm 10 të infektuar, brenda pak orëve rezultuan me koronavirus edhe 12 persona të tjerë.


Deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 277, ku 16 persona kanë humbur jetën.


Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 76, ku 5 persona lanë sot Spitalin Infektiv, të kthyer në karantinë.



Etiketa: , ,

Pas