Aktualitet

12 rastet e reja me koronavirus/ Çfarë po ndodh në Shkodër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 03/04/20 |
mapo.al

Zbulimi i 12 rasteve të reja brenda ditës me koronavirus në Shkodër, që ishte sot lajmi i ditës, duket se nuk e ka renduar shumë atmosferën në qytetin e humorit, dhe njerëzit, për fat të keq vijojnë të manifestojnë të njëjtën shkujdesje.


Mapo ka mësuar nga burime dhe banorë të metropolit të Veriut, se edhe ky njoftimi i fundit, nuk e ka prishur rutinën atje.


Shumë pak respektohet distancimi social, dhe pak vihet re shqetësimi. Radhët e ngjeshura në sportele vijojnë dhe qytetarët rrugëve e kudo shihen bashkë e në hare.


Në Dobrac dhe në Kiras dolën dy familje me nga 6 anëtarë të prekur. Burimi është në një rast vdekje, tek njëra familje në Kiras, ku familja tjetër nga Dobraçi shkoi për ceremoninë dhe vizitat e zakonit, pa asnjë ndalesë.


Një prej të prekurve, mendohet se ka edhe një dyqan me materiale elektrike pranë Zooteknikës, sic njihet zona. Pra dyshimi është se përhapja mund të jetë jo e vogël. E po ashtu, miq të tjerë të familjes ku ishte morti, janë nga Malësia e Madhe, ku edhe atje po kryhen identifikime e testime.

Shkodra megjithatë vijon të mbetet kaotike dhe nuk është vetëdisiplinuar, tregonjë burime serioze për gazetën Mapo. Madje, disa insistojnë se kjo mund të dallohet fare mirë nesër, të shtunen, në atë që njihet si tregu i Zdrales, ku njerëzia e mbipopullon në mënyrë festive si me qenë ditët para Vitit të Ri.

*Foto e bërë sot në një sportel në Shkodër


Etiketa: ,

Pas