Sociale

12-vjeçarja nga Lezha vuan nga luecemia, familja kërkon ndihmë






               Publikuar në : 14:47 - 12/07/19 |
mapo.al

Desara, 12 vjeçe nga Lezha ndodhet e shtruar në një spital në Athinë, pasi vuan nga luecemia akute. Në gofundme.com është hapur një llogari për të, dhe familja kërkon ndihmë pasi transferimi në Genova të Italisë dhe kurimi shkon deri në 400 mijë USD.


Mesazhi për ndihmë:

Desara Docaj është 12 vjece nga Lezha e diagnostifikuar me Leucemi Akute Mieloide. Semundje e rralle qe ne gjuhen popullore njihet si kancer i gjakut. Per shkak se eshte “akute” semundja vepron me shpejtesi dhe nderhyrja duhet te kryhet sa me pare. Duke qene se prek pjesen e bute te kockes (palcen) eshte shume e rrezikshme dhe s’kursen asnje. Per momentin, Desara po merr mjekime ne Athine por spitali kerkon 1000 euro naten dhe per familjen kjo eshte e pamundur. Zgjidhja eshte dergimi i vajzes ne spitalin Gaslini ne Genova te Italise. Terapia do jete e gjate dhe kushton 400 mije USD. Me sado pak kontribute e dergojme vajzen ne Itali ti nenshtrohet mjekimit e me shpresen te zoti te sherohet. Avantazhi yne eshte se Desara eshte e vogel dhe me besimin ne zot dhe te ndihma juaj besojme se do ja dalim te gjith bashke. Askush nuk do mundej te perballonte shpenzime te tilla marramendese per nje semundje si kjo ndaj ju ftoj te gjitheve te kontribuoni mme sa mundesi keni per Desaren. Le tja kthejme buzeqeshjen qe ka ngririe mes kate mureve te spitalit! Edhe minutat jan vendimtare, koha nuk pret.

Linku ku mund të kontribuoni


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas