Përgjithësisht, statuset që Chrissy Teigen poston në Twitter, nuk kalojnë pa u vënë re, por këtë të fundit e ndjejmë dhe e kuptojmë fare mirë të gjithë.
Teigen ndau me ndjekësit atë që beson se është “gjëja më e sikletshme në botë” për të, gjë me të cilën fatkeqësisht jemi përballur!
“Për mua, gjëja më e sikletshme në gjithë botën, ajo që më bën të dua të shkrihem brenda një pellgu dhe të mbytem brenda një oqeani dhe pastaj të avulloj në atmosferë, është të thërras dikë me emrin e gabuar!”
Ok, ndonëse Chrissy e ka dramatizuar pak më shumë seç duhet, situata në fjalë është e sikletshme mjaftueshëm, por ka një ndryshim.
Eshtë krejt normale dhe e pranueshme t’i harrosh emrin dikujt sepse e ke parë vetëm 2,3 herë në jetën tënde dhe është komplet situatë tjerër të thërrasësh dikë me një emër tjetër!
Duke qenë se përshkrimi i sikletit të Chrissy-it ishte goxha i rëndë, me siguri e ka patur fjalën për rastin e dytë! U desh vetëm një status, që njerëzit të çliroheshin për të treguar gafat e tyre.
“Kam 15 vite që jetoj në këtë lagje dhe për 15 vite rresht e quaj fqinjën time Gina dhe vetëm para 1 muaji më tha se emri i saj është Debrah!”- shkruan dikush.
Cili është skenari më i keq?! Dikush t’ju ngatërrojë emrin në takim të parë. Ose, edhe më keq akoma, burri/i dashuri t’ju thërrasë me emër tjetër. Makth!
Gjithsesi, Chrissy thotë se nuk do ta kishte problem nëse John do ta thërriste padashje me një emër tjetër.