Aktualitet

13 EURODEPUTETË – Qeveria shqiptare shkeli praktikat europiane














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:52 - 15/04/21 |
mapo.al

Mënyra se si e trajtoi qeveria shqiptare krizën e Rinasit me blinda ushtrie, arrestime dhe kontrollorë të huaj, ka krijuar shqetësim te një pjesë e deputetëve të Parlamentit Europian. Me anë të një letre, 13 prej tyre iu janë drejtuar instancave më të larta të Komisionit Europian, duke kërkuar që të reagojnë energjikisht pranë qeverisë shqiptare për zgjidhjen e problemit. “Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej grevistëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës”






Çështja e Albcontrol dhe mënyra si e trajtoi qeveria, në kundërshtim me praktikat europiane atje ka shqetësuar një grup eurodeputetësh të cilët kanë dërguar një letër në instancat më të larta të Komisionit Europian. Me anë të saj, eurodeputetët i kërkojnë Komisioneres për Transportin Adina Valean, Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe drejtorit të EASA-s, Patrick Ky, të reagojnë energjikisht pranë qeverisë shqiptare, me qëllim që bllokime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen, si dhe të bëhet i mundur kthimi në punë i kontrollorëve. “Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës”, shkruhet ndër të tjera në letrën dërguar Komisionit Europian.


Letra
Greva që çoi në burgosjen e tre prej kontrollorëve të Rinasit u cilësua si politike nga ana e qeverisë, madje ministrja e Infrastrukturës nuk ngurroi ta cilësonte dhe si grusht shteti. Por me sa duket nuk janë të të njëjtit mendim europarlamentarët. “Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për një situatë në Shqipëri që është sjellë në vëmendjen tonë, që përfshin arrestimin e tre kontrollorëve të trafikut ajror.





Në mes të një mosmarrëveshjeje rreth shkurtimeve të pagave, tre kontrollorë të trafikut ajror në Aeroportin e Tiranës janë ndaluar pasi deklaruan, së bashku me të gjithë kolegët e tyre, se ishin përkohësisht të paaftë. Vendimi i tyre justifikohet sipas Konventës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil, e cila ndalon që kontrolluesit e ajrit të ushtrojnë detyrën e tyre, nëse janë të vetëdijshëm se kanë probleme me gjendjen e tyre mjekësore, qoftë fizike apo mendore. Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës. Përballë kësaj, kontrollorët shqiptarë që janë kthyer në punë e kanë bërë këtë nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë, një situatë e qartë në kundërshtim me rregulloret europiane të vendosura të sigurisë.



Ministria Shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar, duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi. Kjo situatë është qartë në shkelje të Shtojcës 1 të Konventës së Çikagos dhe Europës mbi rregulloret e trajnimit. Trajnimi për kontrollimin e hapësirës ajrore zakonisht zgjat nga një deri në dy vjet. Është e konfirmuar se qeveria shqiptare ka ftuar kontrolluesit turq të vijnë dhe të marrin kontrollin e hapësirës ajrore. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në sigurinë e hapësirës ajrore në Juglindje, dhe pilotët e linjave ajrore duhet të kenë shumë kujdes kur kalojnë hapësirën ajrore shqiptare.


Kjo situatë kërkon një reagim të fortë nga Komisioni Europian dhe EASA. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian dhe EASA të vendosin procedura urgjente të sigurisë në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të fluturimeve brenda hapësirës ajrore përreth Shqipërisë. Ne e nxisim Komisionin Europian të vendosë kontakte me autoritetet shqiptare dhe t’i ftojë ata që të kthejnë pas veprimet e tyre, si dhe të përfshihen në një dialog me punëtorët, për t’iu siguruar atyre një mjedis të sigurt pune dhe një hapësirë të sigurt ajrore. Ne e nxisim Komisionin Europian të kujtojë qeverinë shqiptare për detyrimet e saj si pjesë e procesit të integrimit në përputhje me rregulloret e BE-së”, bën me dije letra e firmosur nga 13 eurodeputetë.

Historiku
Historia e bllokimit të Aeroportit të Rinasit është e hershme. Në marsin e vitit 2020, Shqipëria hyri në karantinë pas mbërritjes së Covid-19 në vendin tonë. Shumë u trajtuan me paga lufte, të tjerëve iu reduktuan ato. Kjo nuk la pa prekur dhe Albcontol-in, një kompani që financohet nga Eurocontrol në bazë të trafikut dhe taksave që paguajnë kompanitë ajrore për përdorimin e hapësirës ajrore. Pagat u ulën deri në 70 %. Kjo histori zgjati deri më datë 6 prill, kur disa prej kontrollorëve pasi lanë turnin shpallën paaftësinë për punë. Reaksioni nga ana e qeverisë do ishte i dhunshëm. Ministrja Balluku, u mundua ta shfaqte si një grusht shteti të personave të mirëpaguar.

Një etiketim i pavend. Në terminologji, fjala grusht shteti përdoret për persona që duan të rrëzojnë dhunshëm një pushtet apo qeveri, dhe kryhet nga segmente të pushtetit apo ushtria. Gishti do drejtohej nga opozita dhe presidenti. Indicie për këtë u bë një takim mes Presidentit dhe sindikatës së kontrollorëve më datë 31 mars 2020, si dhe një status në Facebook-un e ish-kryeministrit Berisha që paralajmëronte ndërprerjen e punës disa orë para se të ndodhte. Vetë Rama do dilte në mbështetje të deklaratave të Ballukut, duke drejtuar dhe ai gishtin te Meta dhe Berisha.

E gjithë kauza e cila në thelb ka vetëm kërkesa ekonomike, dhe ata kontrollorë janë aty që prej 20 e mos më shumë vjetësh nuk i përkasin në fakt asnjë krahu politik. Vetë pushteti, së bashku me mediat pranë tij u angazhuan në një fushatë denigrimi, duke u përqendruar kryesisht te paga që ata marrin dhe sulmi me prapavijë politike sipas tyre që po ndodh në këto zgjedhje. Rama kish gjetur një kauzë për t’u treguar si kryeministër i fortë, megjithëse e dinte se nuk kishte shumë zgjidhje, kjo u shoqërua me shoqërime në komisariat të 28 kontrollorëve, ku për tre prej tyre u ngrit akuza për shpërdorim detyre.

EURODEPUTETËT NËNSHKRUES TË LETRËS
Clare Daly
Mick Wallace
Gunnar Beck
Luke Ming Flanagan
Costas Mavrides
Tatjana Zdanoka
Ciaran Cuffe
Dietmar Koster
Marianne Vind
Athanasios Konstantinoi
Maeco Campomenosi
Elena Kointoura
Elena Lizzi

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas