Nga fillimi i pandemisë në botë, me koronavirus janë infektuar më shumë se 20 milionë njerëz, ndërsa 13 milionë janë shëruar.
Sipas internet faqes Worldometers, numri më i madh i të shëruarve është në vendet ku edhe janë regjistruar më shumë të infektuar.
Në SHBA, ku janë infektuar më shumë se pesë milionë njerëz, gati 2 700 000 janë shëruar.
Në Brazil, ku janë infektuar tre milionë njerëz, janë shëruar më shumë se dy milionë, ndërsa në Indi janë shëruar 1,5 milion nga 2 226 153 persona të infektuar me COVID-19.