Aktualitet

13 të infektuar në QSUT, reagon PD, Bardh Spahia: Qeveria ka dështuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 27/05/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar pas rasteve të infektimi me koronavirus në spital, ku 13 mjekë dhe infermierë kanë rezultuar pozitivë nga testimet e bëra ditën e djeshme.


Ish-deputeti, Bardh Spahia deklaron se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës, ndërsa nuk kujdeset as personelin mjekësor.


“21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji, pa një plan.


Shqiptarët sakrifikuan e vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa pushteti punoi dhe vazhdon të punojë me llogari të ngushta përfitimi politik e financiar.


13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në shtresën më të rrezikuar nga Covid dhe vektor transmetimi tek familjarët e kontaktet e tyre.

E kemi evidentuar me forcë, në mënyrë të përsëritur e që në krye të herës domosdoshmërinë e pajisjes me mjete mbrojtëse si dhe testimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, si mënyrë për t’i garantuar sigurinë për të përmbushur misionin e tyre, por edhe siguri për vetë pacientë, familjarë e kontakte të këtij personeli.

Njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve, të cilët kanë meritën se sakrifikuan duke bërë pjesën e tyre, izolimin”.

LEXO EDHE: 

COVID-19, infektohen 13 mjekë dhe infermierë te QSUT, 21 raste të reja

 


Etiketa:

Pas