Aktualitet

13-vjeçari dënohet me 10 vjet burg për blasfemi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:40 - 17/09/20 |
mapo.al

Një fëmijë vetëm 13 vjeç është dënuar me 10 vjet burg për blasfemi nga një gjykatë në Nigeri, duke shkaktuar reagime të shumta, mes të cilave edhe nga UNICEF-i.


Omar Farouq u dënua në shtetin e Kanos në veriperëndim të Nigerisë nga një gjykatë, e cila pak kohë më parë dha një dënim me vdekje për një tjetër person për blasfemi kundër Profetit Muhamed.


Farouq u akuzua se përdori një gjuhë urrejtjeje dhe përbuzëse ndaj Allahut gjatë një debati me një person tjetër. Fëmija u dënua më 10 gusht, ndërsa edhe apeli la të njëjtin vendim në fuqi të mërkurën.



Avokati i djalit, por edhe UNICEF reaguan fort se dënimi ishte antikushtetues. Për UNICEF, ky vendim është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.




Etiketa: , ,

Pas