Aktualitet

13 vjet nga mesazhi dhe vizita emblematike e Presidentit Bush në Shqipëri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 11/06/20 |
mapo.al

Presidenti Xhorxh W. Bush është presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që ka vizituar Shqipërinë.


13 vjet më parë, pikërisht më 10 qershor të vitit 2007, ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha.


Më pas, presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Aleksandër Moisiu.


Moisiu i dha presidentit Bush dekoratën më të lartë, “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.



Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Presidenti po ashtu tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën.

Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë.

Por shprehja emblematike e tij në Tiranë, që do të mbahet mend gjatë për kombin tonë, ishte: Mjaft, është mjaft. Duke nënkuptuar se Kosova do të bëhej e pavarur.

Bush tha se SHBA-ja përkrah dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri.

“Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bush ka folur para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje kjo për Shqipërinë që ka kontribuar ushtarakisht në Afganistan dhe Irak.

“U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë”, tha Bush. Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.

Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike”, tha ai.

Më e vecanta e vizitës së Presidentit amerikan në Shqipëri 10 vite më parë, ishte vajtja në Fushë-Krujë dhe dalja jashtë protokollit ku u shkri me turmën entuziaste dhe shtrëngoi duart e u përfaqëua më shumë qytetarë që kishin dalë ta prisnin.

Bush po ashtu, takoi një grup biznesmenësh shqiptarë që kishin marrë mbështetje financiare nga agjenci amerikane zhvillimi. Kjo vizitë është një prej kulmeve më të larta në raportet SHBA-Shqipëri.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas