Aktualitet

13 vjetori i Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Balla: S’ka tolerime për ndërtimet pa leje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 22/05/21 |
mapo.al

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, morën pjesë në festën e 13-vjetorit të Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë në Librazhd






Në hyrje të fjalës së tij, Balla falenderoi ambasadorin Soreca si edhe Bashkimin Europian për mbështetjen financiare në zhvillimin e infrastrukturës së kësaj zone.


“Dua ta falënderoj ambasadorin Soreca, por në mënyrë të veçantë Bashkimin Europian dhe Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, të cilët janë financuesit e përfundimit të rrugës nga Zgoshti deri tek Ura e Cerenecit. Është një segment rrugor prej 47 km, që lidh Librazhdin me Peshkopinë, por që i jep Fushë-Studnës, Steblevës, Borovës, Sebishtit dhe më pas gjithë zonës së Bulqizës një lidhje të re me Shqipërinë e Mesme”, tha Balla.

Lexo edhe :  Debate për Komisionet e Kuvendit, PD: Jo mbledhje online! PS: Me alternim






Teksa u bëri thirrje vizitorëve që të vijnë sërish në këtë zonë për të shijuar bukurinë natyrore, Balla tha se nuk do të tolerojnë asnjë ndërtim pa leje. Në fund të fjalës së tij, numri dy i PS falenderoi edhe ministrin e turizmit, Blendi Klosin për vëmendjen që i ka kushtuar këtij parku kombëtar.



Banorë të zonës dhe qindra të ftuar janë mbledhur ditën e sotme për të festuar 13-vjetorin e parkut. Vallet tradicionale dhe panairi i prodhimeve ‘bio’ duket se janë mënyrat më të mira të promovimit të kësaj zone.



<
>
63409d6b-cc6b-481e-80f9-718662d33480 5d4c8c00-0b04-49d1-9185-d604adfa53e0 42f5a80c-7726-44cc-976a-d66970d99502 8afc6418-97cb-4282-a42d-02102eff2309 c8208c0c-b37d-41bf-a120-8af60806f64d 4bb7d654-41f4-4f46-9499-7bde2b408f7e
1


Etiketa: , ,

Pas