Aktualitet

134 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 24/09/20 |
mapo.al

Rezultojnë 134 raste të reja me koronavirus, nga 852 testime të kryera, në të gjithë vendin.


Shifrat e reja të situatës epidemike, Covid-19, u raportuan sot nga Ministria e Shëndetësisë.


Konkretisht rezultojnë të prekur: 61 persona në Tiranë, 14 në Durrës, 10 persona në Elbasan, 9 në Shkodër, 7  në Fier, 5 persona në Korçë dhe Tropojë, 4 në Berat dhe Mat, 2 persona në Krujë, Vlorë, Mirditë,  nga 1 në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.


Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirus, ndërsa 100 qytetarë janë shëruar nga Covid-19.


Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen aktualisht 186 pacientë, 16 prej tyre në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar.


Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

0 viktima- Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.

186 të shtruar në spitale- Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

852 testime– Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

134 raste të reja– Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:

Harta e të prekurve- 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,  nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)
Testime totale 83103
Raste pozitive 12921
Raste të shëruara 7239
Raste Aktive 5312
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2630
Durrës 576
Shkodër 380
Lezhë 302
Elbasan 300
Korçë 250
Fier 246
Vlorë 195
Kukës 154
Berat 108
Dibër 90
Gjirokastër 81

 


Etiketa: , , , ,

Pas