Irani i lirë – Samiti Botëror 2021
Alternativa demokratike në marshimin drejt fitores
MARYAM RAJAVI
Samiti Botëror i Iranit të lirë 2021
ZNJ. MARYAM RAJAVI, PRESIDENTJA E ZGJEDHUR E REZISTENCËS IRANIANE:
VULLNETI YNË DHE AI I POPULLIT JANË: LIRIA, DEMOKRACIA DHE BARAZIA
Të Shtunën, më 10 Korrik 2021, filloi Samiti Botëror tre-ditor i Iranit të Lirë-2021, me pjesëmarrjen e iranianëve dhe të mbështetësve të rezistencës nga më shumë se 50.000 qytete në 105 vende dhe me praninë e mijëra anëtarëve të MEK/PMOI në Ashraf 3, në Shqipëri.
Në fjalimin e saj në ditën e parë të Samitit, zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se emërimi si president [nga Khamenei] i Ebrahim Raisi-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-s ndaj 30.000 të burgosurve politikë, ka shënuar disfatën dhe turpin më të madh në historinë e regjimit klerikal.
Ishte një lëvizje e nxituar drejt spastrimit dhe eliminimit të fraksioneve të brendshme në rrugën për të forcuar pushtetin në fazën përfundimtare të sundimit të tij. Vetëm frika e regjimit nga kryengritjet dhe disfata politike e liderit suprem mund ta shpjegojë ngritjen e Raisi-t, ekzekutuesit të masakrës së 1988.
Njëkohësisht me Samitin, mijëra iranianë u grumbulluan te Porta e Brandenburgut në Berlin, si dhe në 16 qytete e kryeqytete të tjera, si Parisi, Uashingtoni, Londra, Amsterdami, Stokholmi, Oslo, Vjena, Roma dhe Gjeneva. Tubimet lidheshin drejtpërdrejt me Samitin.
Delegacionet parlamentare që morën pjesë në Samitin online përfshinin përfaqësues nga Britania e Madhe, Franca, Shqipëria, Parlamenti Evropian, Gjermania, Italia, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Zvicra, Irlanda, Belgjika, Portugalia, Holanda, Kanadaja, Australia, Jordania, Palestina, Bahreini, Kuvajti, Libani, Jemeni, Sudani, Tunizia, Maroku, Mauritania, Afganistani dhe Azerbajxhani.
Delegacionet shprehën mbështetje për Planin me 10 pika të zonjës Rajavi për të ardhmen e Iranit, i cili bën thirrje për një republikë demokratike, paqedashëse dhe jo-bërthamore, të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti dhe në bashkëjetesën paqësore me fqinjët.
33 senatorë dhe kongresmenë amerikanë, 11 kryeministra, 70 ministra, 245 parlamentarë, 1029 dinjitarë dhe mbështetës nga 50000 vende
* Fjalimi nga Janez Janša, Kryeministër i Sllovenisë:
Përshëndetja ime e veçantë për zonjen Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
Raisi duhet të hetohet për rolin e tij në Masakrën e Tmerrshme të 1988-s.
* Fjalimi i Sekretarit të Shtetit të SHBA Michael R. Pompeo (2018-2021):
Konflikti më i rëndësishëm në Iran është “ndarja midis njerëzve dhe opozitës së organizuar që kërkon liri dhe demokraci, në njërën anë, dhe krejt regjimit në anën tjetër.
Duhet të vazhdojmë të mbështesim me çdo mënyrë të mundshme popullin iranian që lufton për një Iran më të lirë dhe më demokratik. ”
* Nga Shqipëria: Fjalimet e Pandeli Majkos, Ministër i Shtetit për Diasporën dhe ish-Kryeministër, Lulzim Bashës, kreu i opozitës dhe i Partisë Demokratike, Fatmir Mediut, kreu i partisë Republikane dhe ish -Ministër i Mbrojtjes, Edmond Spahos, Nënkryetar i PD dhe ish-Ministër i Turizmit, Valentina Leskajt, ish-nënkryetare e Parlamentit dhe ish-Ministre e Punës, Elona Gjebreas, sekretare e Komisionit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Parlamentit, Klajda Gjoshës, ish Ministre e Integrimit Evropian, Mimi Kodheli, Kryetarja e Komisionit të Parlamentit për Punët e Jashtme dhe ish -ministre e Mbrojtjes, Tritan Shehut, ish -ministri i Punëve të Jashtme, Namik Koplikut, ish -deputet, Orjola Pampurit, deputete e PD –së, dhe Klevis Balliu, deputet.
* Figura të shquara evropiane: si kryeministri italian Matteo Renzi (2014-2016), eurodeputeti dhe kryeministri belg Guy Verhofstadt (1999-2009), Enda Kenny, kryeministre irlandeze (2011-2017), Carlo Cottarelli, ekonomist italian dhe ish-drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryeministër ad interim i Italisë (2018), Frederic Reinfeldt, kryeministër suedez (2006 deri 2014), Petre Roman, kryeministër rumun (1989-1991), si dhe mbështetës të shquar të Rezistencës Iraniane: Kryetari i Bashkisë Rudy Giuliani, John Bolton, senatori Joseph Lieberman, senatori Robert Torricelli, gjyqtari Michael Mukasey, Dir. Louis Freeh; figura të shquara politike, të tilla si Garry Kasparov, mjeshtër i madh rus i shahut…
———————–
SHQIPERIA DENONCON ME FORCE REGJIMIN TERRORIST TE IRANIT DHE MBESHTET ALTERNATIVEN DEMOKRATIKE IRANIANE
PANDELI MAJKO,
MINISTËR I SHTETIT PËR DIASPORËN DHE ISH -KRYEMINISTËR
Me Maryam Rajavi, Irani do të zërë vendin që meriton në botë
Qeveria e Shqipërisë kohë më parë dëboi ambasadorin iranian në Tiranë si dhe tre diplomatë të ambasadës iraniane për angazhimet e tyre kundër ligjit ndërkombëtar.
Është e turpshme për Teheranin zyrtar që, më 4 shkurt 2021, gjykata belge e dënoi diplomatin iranian në Vjenë me dënimin maksimal për rolin e tij në planifikimin e vënies së një bombe në mes të Evropës. Ka prova të qarta se sistemi lateral në Iran po degradon.
Populli iranian bojkotoi zgjedhjet e rreme presidenciale. Raisi, i akuzuar për krime kundër njerëzimit nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, zgjidhet tani president.
Jam i lumtur që sot ndodhem përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e së ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavin ka shpresë që Irani do të zërë vendin që meriton në botë.
LULZIM BASHA,
KREU I OPOZITËS DHE PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
I kundërvihemi me vendosmëri aktiviteteve terroriste të regjimit iranian në tokën tonë
Akti i përsëritur i agresionit dhe i dhunës së paprovokuar i qeverisë iraniane kundër popullit të vet, kundër fqinjëve dhe kundër bashkësisë globale të kombeve ka dëmtuar jetën e shumë iranianëve dhe qytetarëve të tjerë, në rajon dhe në mbarë botën.
Nga torturat dhe vrasjet e deri te shtypja e dhunshme e manifestimeve politike, te strehimi, te ndihma dhe nxitja ndaj organizatave terroriste, regjimi iranian ka dëshmuar se është i gatshëm të shkelë normat më thelbësore të rendit ndërkombëtar, me koston e jetëve të pafajshme dhe të stabilitetit rajonal.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka një qëndrim të qartë dhe të hapur. U kundërvihemi me vendosmëri orvatjeve të regjimit iranian për veprime të paligjshme dhe terroriste në tokën tonë dhe përpjekjes së tij të strukturuar për të eksportuar fondamentalizmin në Shqipëri dhe në rajonin tonë.
Në Shqipëri, e dimë shumë mirë se çmimi i lirisë është shumë i lartë për kombin e shtypur. Gjithashtu e dimë se nuk ka rrugë tjetër drejt një të ardhmeje më të mirë sesa rruga e luftës për të drejtat themelore të të gjitha qenieve njerëzore, për dinjitet, për liri, për demokraci dhe barazi para ligjit.
Unë do të doja t’ju falënderoj, zonja Rajavi dhe të gjithë ju, për sakrificat dhe përpjekjet tuaja për një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Iranit. Të jeni të sigurt se do të vazhdoni të keni mbështetjen tonë të plotë.
FATMIR MEDIU,
KRYETAR I PARTISË REPUBLIKANE TË SHQIPËRISË DHE ISH -MINISTRI I MBROJTJES
Të gjithë agjentët dhe mercenarët e regjimit iranian duhet të dëbohen nga Shqipëria dhe nga pjesa tjetër e Evropës
Kam pasur privilegjin të njoh miqtë e mi nga Irani dhe të gjithë ju dhe të punoj me ta për kauzën e madhe të lirisë. Asgjë nuk është më e rëndësishme për jetën e njeriut sesa liria.
Unë besoj që duhet t’i dënojmë të gjitha këto mizori brutale të regjimit kundër popullit iranian dhe MEK-ut. Por nuk besoj që kjo është e mjaftueshme.
Si shqiptarë, ne jemi përpjekur të bëjmë pjesën tonë dhe ende po bëjmë pjesën tonë jo vetëm që të presim miqtë nga Irani, por të qëndrojmë të vendosur në politikën kundër terrorizmit. Unë jam i mendimit se të gjithë agjentët dhe mercenarët e agjencive të zbulimit dhe sigurisë të regjimit iranian duhet të dëbohen nga Shqipëria dhe nga pjesa tjetër e Evropës.
Si Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, mbështes NCRI-në si Alternativë ndaj regjimit për të sjellë paqen dhe lirinë në Iran. Plani prej 10 pikash i zonjës Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, për një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore të Iranit, është rruga për Iranin e lirë.
VALENTINA LESKAJ,
ISH-NËNKRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË
ISH MINISTRE E PUNËS DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE
Shpreh solidaritetin tim me zonjen Rajavi dhe me popullin iranian
Është kënaqësi për mua të jem këtu për të folur sot në këtë Konferencë të jashtëzakonshme me një auditor të tillë të vlerësuar dhe me kaq shumë njerëz nga e gjithë bota.
Kur luftoni për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, kur luftoni kundër një diktature të tillë që është një kërcënim për njerëzit, për të gjithë rajonin dhe përtej tij, është një angazhim shumë i rëndësishëm dhe një detyrim njerëzor, jo vetëm për rezistencën iraniane, po për të gjithë ne dhe për organizatat ndërkombëtare.
Zgjedhjet e fundit presidenciale në Iran kanë treguar vendosmërinë e regjimit të mullahut për të vazhduar në të njëjtën rrugë, duke përdorur mizoritë brutale dhe padrejtësinë. Presidenti i ri i zgjedhur është presidenti i parë në detyrë i sanksionuar nga qeveria amerikane qysh përpara se të fillojë detyrën.
Sipas Euro News, ai është përgjegjës për “ekzekutimet dhe burgosjen” e njerëzve, është përgjegjës për vdekjen e “mijëra iranianëve”.
Kjo rezistencë ka treguar respekt për të drejtat e grave dhe për drejtësinë, duke zgjedhur Zonjën Rajavi, një grua udhëheqëse përballë regjimit të Mullahëve, një personalitet të fortë që u ka dhënë zë njerëzve “pa zë” në Iran dhe më tej.
Jam këtu për të shprehur solidaritetin tim me zonjen Rajavi dhe me popullin iranian që po proteston kundër diktaturës.
Jam krenare për politikën e fortë të vendit tim kundër çdo lloj terrorizmi dhe diktature.
MIMI KODHELI,
KRYETARE E KOMISIONIT PARLAMENTAR TË PUNËVE TË JASHTME DHE ISH -MINISTRE E MBROJTJES
Shqipëria është e shqetësuar për terrorizmin e regjimit iranian
Qeveria shqiptare dhe i gjithë spektri politik shqiptar kanë shprehur shqetësimin për qëndrimet dhe aktivitetet armiqësore dhe dashakeqe të regjimit iranian drejt dhe brenda territorit të Shqipërisë.
Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimin e saj së bashku me NATO -n, SHBA -në dhe vendet e tjera partnere në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, si dhe kundër çdo akti që rrezikon stabilitetin dhe paqen botërore. Në disa raste autoritetet shqiptare kanë identifikuar dhe parandaluar aktivitete të rrezikshme të organizuara nga individë të lidhur me grupet terroriste iraniane. Në Dhjetor 2019, ambasadori i Iranit në Shqipëri dhe një nga diplomatët e ambasadës u dëbuan nga vendi ynë. Në janar 2020, qeveria shqiptare dëboi dy diplomatë të tjerë iranianë që po planifikonin sulme terroriste kundër MEK-ut.
Shqipëria në përgjithësi ka qenë përherë një shembull i ndritshëm i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, ku njerëzit respektojnë njëri -tjetrin si të barabartë pavarësisht nga besimi dhe prejardhja kulturore.
EDMOND SPAHO,
NËNKRYETAR I PD DHE DREJTUESI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD
Deputeti i PD -së mbështet Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, si Alternativa Legjitime ndaj Regjimit Iranian
Shprehim shqetësimin tonë të thellë për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran dhe mijëra ekzekutime, përfshirë masakrën e 30.000 të burgosurve politikë më 1988.
Dëbimi i Ambasadorit iranian dhe i diplomatëve nga autoritetet tona është një hap i rëndësishëm. Dërgojmë mesazhin e duhur se asnjë ambasadë iraniane nuk duhet të përdoret për planifikuar terrorizmin dhe për të kryer aktivitete kundër disidentëve.
Deputetët e PD mbështesin Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, si Alternativa Legjitime e Regjimit Iranian. Ne mbështesim platformën me 10 pika të zonjës Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.
ELONA GJEBREA,
SEKRETARE E KOMISIONIT PËR MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTAR TË PARLAMENTIT DHE ISH -ZËVENDËSMINISTRE E BRENDSHME
Shumica e deputetëve shqiptarë mbështesin popullin iranian dhe rezistencën e tij të drejtë për liri dhe demokraci
Si pjesë e politikës së vendosur të Shqipërisë kundër terrorizmit, qeveria jonë ka dëbuar ambasadorin e regjimit iranian në Shqipëri si dhe tre diplomatë të ambasadës iraniane për angazhimet e tyre në komplotet terroriste kundër Muxhahedinëve në Tiranë.
Siç tha zonja Rajavi, emërimi i Raisi-t tregon dëshpërimin e regjimit dhe disfatën e teokracisë sunduese. Raisi duhet të përballet me drejtësinë në një gjykatë ndërkombëtare. Shumica e anëtarëve të Parlamentit Shqiptar mbështesin kryengritjen mbarëkombëtare të popullit iranian dhe rezistencën e tij të drejtë për liri dhe demokraci.
Të gjithë ne në Shqipëri, nga parti të ndryshme politike, jemi të bashkuar për lirinë dhe demokracinë në Iran dhe për të mbështetur rezistencën iraniane, zonjën Rajavi dhe njerëzit e Ashraf-it. Ju uroj gjithë të mirat dhe me lajmet e mira dhe liri në Iran.
ORJOLA PAMPURI,
DEPUTETE DHE ANËTARE E LIDERSHJIPIT TË PD
Në parlamentin shqiptar jemi të bashkuar për të mbështetur qëllimin tuaj nën udhëheqjen e madhe të zonjës Rajavi
Nga përvoja jonë personale në Shqipëri, e dimë që diktatorët nuk janë përgjithmonë. Edhe në Iran, shohim me gëzim se era e ndryshimit për lirinë po fryn.
Aktivitetet e PMOI që bëjnë thirrje për përmbysjen e regjimit po fitojnë terren. Ky regjim që mbron terrorizmin dhe shtypjen është rrezik për të gjithë botën. Prandaj, në parlamentin shqiptar, jemi të bashkuar për të mbështetur qëllimin dhe përpjekjet tuaja për të sjellë lirinë dhe demokracinë në Iran, nën lidershipin e madh të zonjës Rajavi, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne duam një Iran të lirë.
KLEVIS BALLIU,
DEPUTET I PD
Shumë shpejt do të shohim një Iran të ri demokratik
Dëshiroj të përgëzoj organizatën tuaj që bëri të mundur një ngjarje kaq të jashtëzakonshme me kaq shumë njerëz të rëndësishëm nga e gjithë bota, të cilët mbështesin luftën për demokraci në Iran. Sigurisht, Shqipëria e mbështet këtë luftë.
Alternativa e zonjës Rajavi bazohet në lirinë e fjalës, është një alternativë e bazuar në vlerat e demokracisë, në vlerat e të drejtave të njeriut, që janë pikërisht vlerat dhe të drejtat për të cilat lufton populli iranian.
NAMIK KOPLIKU,
ISH -DEPUTET I PARLAMENTIT TË SHQIPËRISË
Bojkotimi i madh i zgjedhjeve të regjimit nga populli iranian tregon dëshirën e popullit iranian për ndryshimin e regjimit
Është kënaqësi për mua të kem mundësinë të flas në këtë tubim kaq të madh online për të mbështetur një Iran të lirë pa mullahët dhe ekzekutuesit në pushtet. Çka është edhe më e rëndësishme se mbështetja e alternativës ndaj këtij regjimi barbar, ne po i presim ata në vendin tonë, në Shqipëri.
Sidoqoftë, kemi treguar se jemi më të dëshiruar për të treguar mikpritjen tonë ndaj njerëzve të tillë si ata të PMOI, të cilët po luftojnë dhe sakrifikojnë për lirinë e atdheut të tyre, e cila në fakt është liria e të gjithë njerëzve në rajon.
TRITAN SHEHU,
DEPUTET SHQIPTAR DHE ISH-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
Jam me ju në anën e drejtë të historisë në kauzën tuaj për demokraci dhe barazi
Eshtë e domosdoshme të shmanget fondamentalizmi, i cili krijon terrenin për terrorizëm. Duam bashkëjetesë paqësore midis kombeve. Kjo mund të garantohet përmes vendosjes së demokracisë.
Kjo është arsyeja pse solidarizohem dhe jam me ju në anën e drejtë të historisë në kauzën tuaj për demokraci dhe barazi.
KLAJDA GJOSHA,
MINISTRE E INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË (2013-2017)
Muxhahedinët janë një alternativë e shkëlqyer ndaj regjimit të Iranit
Vlerësoj vërtet punën e Zonjës Rajavi dhe MEK-ut, që po luftojnë çdo ditë për lirinë, për demokracinë, për të drejtat e njeriut të popullit iranian.
Jam shumë krenare që Shqipëria është bërë një strehë për opozitën iraniane dhe për njerëzit që kanë vuajtur dhe i kanë rezistuar regjimit që ka zaptuar shtetin e Iranit. Ata janë një alternativë e shkëlqyer. Po i mbështesim ata këtu në Shqipëri. Ajo që po ndodh në Iran është absolutisht e papranueshme dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e kujdesshme dhe të gjithë duhet ta kthejmë vëmendjen drejt popullit të Iranit.
33 senatorë dhe kongresmenë amerikanë, 11 kryeministra, 70 ministra, 245 parlamentarë, 1029 dinjitarë dhe mbështetës nga 50000 vende
Senatori Bob Menendez (D-NJ), Kryetar i Komisioni të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan
Nuk ka nevojë të shohim më tej sesa zgjedhjet e fundit presidenciale të Iranit, në të cilat Ebrahim Raisi, një mik i vijës së ashpër të udhëheqësit suprem, i cili u ndodhet përballë sanksioneve të SHBA për të drejtat e njeriut, u zgjodh president. Raisi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në zhdukjen me forcë dhe vrasjen pa gjyq të mijëra disidentëve iranianë më 1988.
Senatori Ted Cruz (R-TX), Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Gjyqësorin
Aktivitetet keqdashëse të regjimit të Iranit janë të njohura: shtimi i raketave, synimi i shkatërrimit të Amerikës dhe të aleatëve tanë, krijimi i shteteve terroriste brenda shteteve në Irak, Jemen, Liban, mbështetja ndaj regjimit të Asadit në Siri, financimi dhe drejtimi i terrorizmit në të gjithë globin dhe, natyrisht, brenda Iranit në mënyrë të vazhdueshme, duke kryer mizori të papërfytyrueshme ndaj të drejtave të njeriut. Kur flasim për të ardhmen e Iranit, mendoj se duhet ta rrëzojmë regjimin.
Senatorja Jeanne Shaheen (D-NH), Kryetare, Nënkomisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë
Mbështetja për një Iran të lirë dhe demokratik nuk është vetëm barra juaj. Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare i mbështesin përpjekjeve tuaja. Abuzimet ndaj të drejtave të njeriut janë bërë të zakonshme për një qeveri iraniane që nuk ka legjitimitet dhe mbajtja e pushtetit prej varet nga shtypja e njerëzve.
Senatori Roy Blunt (R-MO), Kryetar i Komisionit Republikan të Senatit për Politikën
Ajatollahu dhe ndihmësit e tij vazhduan t’i mohojnë popullit iranian liritë themelore politike fetare apo shoqërore, përfshirë të drejtën themelore për vetë jetën. Mendoj se me të vërtetë është e mundur të krijohet një qeveri më e mirë, e lirë në Iran.
Senatorja Maggie Hassan (D – NH), Kryetare, Nënkomisioni për Rreziqet Emergjente
Dua të falënderoj të gjithë të pranishmt për punën në mbështetje të popullit iranian dhe mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë së tij. Jam krenar që e quaj veten aleate dhe mike në këtë luftë për liri. Regjimi i Teheranit duhet të mbajë përgjegjësi për vazhdimin e mbështetjes së terrorizmit.
Anëtari i Kongresit Kevin McCarthy (R-CA), Drejtuesi i Pakicës në Kongresin Amerikan
Ndaj shqetësimin tuaj, por gjithashtu kam shpresë, shpresën se Amerika, së bashku me ju dhe aleatët tanë, do të shohë një Iran demokratik që mbron fjalën e lirë dhe të drejtat e të gjithë njerëzve. Shpresoj që ditët e errëta të frikës nën udhëheqësin suprem të largohen dhe Irani të lulëzojë si shtet i përgjegjshëm demokratik.
Anëtari i Kongresit Brad Sherman (D-CA), Anëtar i Lartë i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve
Dua të përfitoj nga ky rast për të njohur punën frymëzuese të zonjës Rajavi. Ajo ka treguar mbështetjen e saj të palëkundur për demokracinë, për të drejtat e grave dhe të drejtat e pakicave në Iran.
Kongresmeni Tom McClintock (R-CA), Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Kongresit
Një shumicë solide e të gjithë Dhomës së Kongresit, duke shprehur mbështetjen për dëshirën e popullit iranian për një republikë demokratike laike dhe jo-bërthamore të Iranit Rezistenca Iraniane, ishte e para që demaskoi mbajtjen sekrete te vendodhjeve të paligjshme bërthamore të regjimit dhe programet e armëve.
Kongresistja Sheila Jackson Lee (D-TX), Kryetarja e Nënkomitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomes se Kongresit
“Faleminderit Maryam Rajavi, e cila ka qëndruar me planin e saj prej 10 pikash për të përcaktuar rolin që Irani duhet të luajë në mbrojtjen e qytetarëve iranianë. Republikanët dhe Demokratët kanë qëndruar bashkë duke ditur se çfarë mesazhi të rëndësishëm keni dhëne ju motër Rajavi. Faleminderit për udhëheqjen, faleminderit që nuk keni frikë.
Faleminderit zonja Maryam Rajavi për udhëheqjen tuaj dhe gjithçka që bëni si udhëheqëse e popullit të lirë të Iranit.”
Kongresmeni Hakeem Jeffries, Kryetari i Grupit Demokratik të Dhomës se Kongresit
“Qeveria iraniane brutalizon qytetarët e saj dhe eksporton terrorizëm në të gjithë botën. Kështu, unë ju përgëzoj për guximin, forcën dhe udhëheqjen tuaj dhe ndihmën për të sjellë një Iran të lirë, laik dhe jo-bërthamor.”
Rudy Giuliani, Kryetar i Qytetit të New York (1994-2001)
Zonja Rajavi dhe lëvizja e saj e guximshme dhe e mrekullueshme janë thelbi i strukturës shoqërore të Iranit. Të gjithë amerikanët janë me ju në luftën tuaj për liri. Zgjedhja që sapo ka bërë Ajatollahu tregon më së miri për mendimin tim, në shumë aspekte, sa i brishtë është ky regjim dhe sa i afërt është rrëzimi i këtij regjimi.
Të vësh në krye të qeverisë një njeri që është autor vrasjeje masive… është një budallallëk shumë i madh.
Stephen Harper, Kryeministër i Kanadasë (2015-2006)
Do të ishte e turpshme për çdo qeveri që të përpiqej të negocionte ndonjë gjë me një qeveri të drejtuar nga Ebrahim Raisi. Unë besoj që populli iranian, i cili ka vuajtur nga tirania e kësaj teokracie, dëshiron më shumë që kjo të marrë fund dhe të zëvendësohet nga forcat demokratike laike dhe pluraliste që përfaqëson NCRI.
Matteo Renzi, Kryeministër i Italisë (2014-2016)
Ndryshimi i regjimit është mënyra e vetme për t’i hapur dyert e Iranit ndaj komunitetit global dhe të komunitetit global për Iranin. Pa refuzuar teokracinë dhe diktaturën, do të jetë e pamundur të shkruhet një faqe lirie në Iran.
Ne duhet t’i hapim sërishmi dyert e Iranit ndaj komunitetit global dhe të komunitetin global për Iranin. Por e vetmja mënyrë është ndryshimi i regjimit.
Gjenerali James L. Jones, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Obama (2009-2010)
Rezultati i zgjedhjeve është një justifikim i asaj që Rezistenca Iraniane ka thënë gjatë katër dekadave të fundit, se ky regjim është i paaftë për reforma dhe se asnjë sasi koncesionesh politike dhe ekonomike nuk do ta moderojë sjelljen e tij.
Ekziston një opozitë e organizuar dhe shumë efektive, NCRI, e udhëhequr nga zonja Maryam Rajavi, e cila ofron një alternativë me të vërtetë demokratike dhe viabël. Kjo është një alternativë që jo vetëm gëzon mbështetje në vend, po edhe një legjitimitet ndërkombëtar përherë e më të madh.
John Bolton, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA (2018 -2019)
Politika jonë e shpallur duhet të jetë përmbysja e regjimit të mullahëve, ne duhet ta ndihmojmë iranianët që janë kundërshtarë legjitimë të regjimit dhe që kërkojnë liri
Dukej qartë qysh në fillim se Raisi ishte kandidati i preferuar i udhëheqësit suprem dhe se ata do të ndërmerrnin çdo hap të nevojshëm për t’u siguruar që ai të shpallej fitues.
Patrick J. Kennedy, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA (1995 –2011)
Zgjedhja e një autori vrasjeje masive si Raisi tregon se Khamenei dhe mullahët e tij kanë hequr dorë nga çdo fasadë moderimi. Nuk ka më asnjë justifikim për të mohuar të vërtetën. Ne nuk mund ta mohojmë se çfarë përfaqëson regjimi i mullahëve.
Faleminderit, zonja Rajavi, faleminderit PMOI dhe NCRI, që i nxorët në shesh gënjeshtrat e mullahëve.
Martin Luther King III, Biri i Dr. Martin Luther King, Jr
Më ka pëlqyer fjalimi i Maryam Rajavi “Unë kam një ëndërr”, i cili afirmoi afrinë me vizionin e babait tim, Martin Luther King, Jr., për një botë ku të gjithë njerëzit të mund të jetojnë së bashku në drejtësi, barazi dhe paqe. Dhe sot unë dëshiroj t’ju them se ëndrra e babait tim për shpresën dhe vëllazërimin e përfshin së tepërmi popullin e Iranit.
Garry Kasparov, kampion bote në shah,
Sot populli i Iranit po jeton nën një regjim tiranik. Ata meritojnë ta përcaktojnë vetë jetën e tyre. Ndërhyrja e shkaktuar nga regjimi dëmton së pari njerëzit e vendit.
Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i mbështesë ata që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Iran.
Kongresmeni Tom McClintock (R-CA), Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Kongresit
Një shumicë solide e të gjithë Dhomës së Kongresit, duke shprehur mbështetjen për dëshirën e popullit iranian për një republikë demokratike laike dhe jo-bërthamore të Iranit Rezistenca Iraniane, ishte e para që demaskoi mbajtjen sekrete te vendodhjeve të paligjshme bërthamore të regjimit dhe programet e armëve.
Kongresistja Sheila Jackson Lee (D-TX), Kryetarja e Nënkomitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomes se Kongresit
“Faleminderit Maryam Rajavi, e cila ka qëndruar me planin e saj prej 10 pikash për të përcaktuar rolin që Irani duhet të luajë në mbrojtjen e qytetarëve iranianë. Republikanët dhe Demokratët kanë qëndruar bashkë duke ditur se çfarë mesazhi të rëndësishëm keni dhëne ju motër Rajavi. Faleminderit për udhëheqjen, faleminderit që nuk keni frikë.
Faleminderit zonja Maryam Rajavi për udhëheqjen tuaj dhe gjithçka që bëni si udhëheqëse e popullit të lirë të Iranit.”
Kongresmeni Hakeem Jeffries, Kryetari i Grupit Demokratik të Dhomës se Kongresit
“Qeveria iraniane brutalizon qytetarët e saj dhe eksporton terrorizëm në të gjithë botën. Kështu, unë ju përgëzoj për guximin, forcën dhe udhëheqjen tuaj dhe ndihmën për të sjellë një Iran të lirë, laik dhe jo-bërthamor.”