Personi i gjetur i vrarë paraditen e sotme është një anëtar i Bandës së Lushnjes.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se personi i vrarë është identifikuar si Alban Semaku, 38 vjeç nga Lushnja.
Por ku person, deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.
Mermali ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjes që drejtohej nga Aldo Bare.
Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28 gusht 2003 i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja’, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.
Kush ishin anëtarët e bandës dhe ‘Profesori’ i tyre
Banda e Lushnjës është ndër të parat që kishte një organizim të mirëstrukturuar në formë piramide. Aldo Bare ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Fjala e tij nuk diskutohej, por thjesht zbatohej.
Ai thirrej ‘Kryetari’, ‘I madhi’, ‘Plaku’ dhe ‘Profesori’. Pranë tij, si njerëz që shpërndanin dhe zbatonin detyrat e ‘profesorit’ ishin Enver Dondollaku, Erjon Cici, Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Edjan Xhafa, Maksim Çela dhe Leonard Prifti që ishte vrasësi më i besuar i Aldo Bares.
Referuar dosjes hetimore, anëtarë të tjerë pjesë e bërthamës kryesore që operonte në Lushnje ishin edhe Afrim Hoxha, Enver Boriçi, Dritan Vila, Petrit Liçi, Erion Kashari, Elton Mermali, Arjan Aliço, Alxhi Nallbani etj.