Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Libri i UET PRESS/ Rapsodia e pjatave të chef Alfred Markut

Është hera e parë që UET Press sjell një libër të këtij lloji, i cili lind si bashkëpunim i Departamentit të Shëndetit Publik të Universitetit Europian të Tiranës, Qendrës së Projekteve UET dhe chef Alfred Markut

by us er2
24/05/2022
in Aktualitet, Kryesore, Mjekësi, Universiteti
0

Një rrëfim për jetën, një kërkim të rrënjëve të kulinarisë shqiptare dhe receta që vijnë si një vepër arti. Një libër ku shija gërshetohet me të ushqyerit e shëndetshëm. Është hera e parë që UET Press sjell një libër të këtij lloji, i cili lind si bashkëpunim i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit Europian të Tiranës, Qendrës së Projekteve UET dhe chef Alfred Markut.

Kishte zgjedhur Festën e Luleve për të përuruar librin e tij të parë. Rapsodia e chef Alfred Markut, e mbledhur në një pjatë, të pazakontë. Me shije fëmijërie, aromë të një rrugëtimi jete nga vendlindja, në veri të Italisë dhe një rikthim në shtëpi si një gatim tradicional bërë me rrënjë dashurie, zgjim i të gjitha shqisave me delikatesën e ushqimit gourmet, si një eksperiment i suksesshëm për herë të parë në Shqipëri… Është ky kombinimi i pagabueshëm i një kompozitori të kuzhinës me një përvojë që e kapërcen shkollën dhe shkon drejt e në shpirtin e shijuesit.



I emocionuar, Alfred Marku ndau me miqtë e pranishëm në mjediset e restorant Rapsodisë ngasjen që pati për të sjellë një libër. “Rapsodi në Pjatë”, nuk është thjesht një libër me receta, tha drejtuesja e shtëpisë botuese Uetpress, Suela Mino, duke treguar kujdesin e postashëm me të cilin është punuar ky libër. “Çdonjëri gatim vjen i titulluar, ilustruar dhe rrëfyer me përkushtimin e imtësishëm të chef Fredit, çka e shndërron “Rapsodi në pjatë” në një album të festës familjare shqiptare, me aromat, shijet e ngjyrat që kanë shenjuar fëmijërinë e secilit prej nesh dhe vijnë të freskëta e sfiduese në trendin e kuzhinës moderne.” Një lloj bildungsroman, që rrëfen sesi gatuhet një chef; ai që çdo vështirësi prej emigranti, pa dritare mundësish, çdo sallë kuzhine të restoranteve dhe hoteleve ku punoi, e ktheu në një shkollë. Edhe kur chef-at me të cilët punoi nuk ishin fort të gatshëm të ndanin sekretet e zanatit, ai i bëri të tijat.

Nëse do ta shihte jetën e tij si një film, mund të titullohej “Pjatalarësi që u bë chef”, chef-i që u dha hoteleve të turizmit elitar në veriun italian, yje Michelin. Pranë tij, edhe në mbrëmjen e promovimit, ku nuk munguan pjatat me fantazi të chef Fredit, gjithmonë gruaja. Mira, krahu i djathtë, ndau po aq emocione sa i shoqi, kur pa të përmbushur ëndrrën e tij për një libër, i cili vjen si një kombinim mes fantazisë dhe mjeshtërisë së chef-it, me kërkimin e gjatë e të thellë në traditën gastronomike të disa krahinave të Shqipërisë.

Krijimi i pjatave të reja e bën të duket si një zot i zhytur brenda universit të tij. Procesi i krijimit i ngjan disi atij të një kompozitori në pentagram, ndërsa pjatat e përfunduara e të pagëzuara plot me imagjinatë duken si piktura abstrakte, kubiste, impresioniste, ekspresioniste… Shpërthim ngjyrash, shijesh e aromash është ajo që lexuesi gjen në faqet e këtij botimi luksoz, që e bën edhe shtëpinë botuese universitare të vijë ndryshe. Është hera e parë që UET Press vjen me një libër të këtij lloji, i cili lind si bashkëpunim i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të  Universitetit Europian të Tiranës, Qendrës së Projekteve UET dhe chef Alfred Markut. Recetat e tij, që ka vendosur t’i ndajë me të gjithë, pa ruajtur sekrete (ndoshta ka ruajtur vetëm ato që një chef i ka të brendësuara aq intimisht sa është e pamundur t’i ndajë me të tjerët), nuk janë si një mëkat i grykës apo i stomakut, por kujdesen së pari të jenë të shëndetshme.

“Mjekësia dhe kulinaria kanë histori të gjatë bashkëjetese”, shkruan mjeku i njohur Isuf Kalo në parathënien e librit “Rapsodi në Pjatë”. Në jo pak raste, kanë qenë në konflikt mes tyre. “Përdorimi nga mjeshtrit kulinarë, me synim rafinimin e shijes së ushqimit, të substancave si kripa, sheqeri, yndyrat shtazore apo i salcave, piperit, erëzave e pikantëve të tjerë, ka sfiduar rekomandimet e mjekësisë për profilaksinë dhe mjekimin e disa sëmundjeve gjerësisht të përhapura, si hipertensioni arterial, diabeti, obeziteti e arteroskleroza, sëmundjet gastrointestinale etj.”, shkruan më tej Kalo, i cili është themeluesi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në UET.

Por, siç thotë më tej ai, në parathënien e librit, dietologjia dhe kulinaria janë shndërruar në shkenca dinamike të dobishme jo vetëm për shëndetin, por edhe për mirëqenien shpirtërore dhe kënaqësinë estetike e emocionale të qytetarëve. “Ato po pleksen me artin kreativ në mënyrat plot fantazi të gatimit e të paraqitjes estetike bashkëkohore, duke ruajtur me delikatesë edhe traditat e zakonet shekullore vendore të ushqyerjes dhe gatimit”, shkruan mjeku i njohur. Kalo thotë se edhe chef Alfredi, me recetat e tij në restorantin “Rapsodia”, performon të njëjtën filozofi të gatimit befasues, frymëzuar nga tradita, sjellë me kreativitet e art dhe kuruar me dashuri.

I pranishëm në promovimin e librit ishte edhe Pirro Prifti, pedagog i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET, i cili vlerësoi dimensionin e shëndetit publik në punën e një mjeshtri të kuzhinës dhe rëndësinë e gërshetimit të shijes me të ushqyerit e shëndetshëm.

Mbrëmja në “Rapsodia” vijoi si një festë e luleve, pjatave origjinale që mbanin firmën e pangatërrueshme të chef Alfredit dhe muzikës së mirë me Orgesa Zaimi dhe bandën e saj. Një Rapsodi e mbledhur në pjatë, nga një kompozitor i shijes si Alfred Marku, recetat e të cilit vijnë për lexuesin si një buqetë e freskët me rrënjë Shqipërie dhe degë fantazie, që e bëjnë një pjatë të duket si një vepër e vërtetë arti. /Liberale.al

 

Tags: Alfred Markucheflibriuetpress

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Libri i chef Alfred Markut, Isuf Kalo: Dietologjia dhe kulinaria, të dobishme jo vetëm për shëndetin

Libri i chef Alfred Markut, Isuf Kalo: Dietologjia dhe kulinaria, të dobishme jo vetëm për shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In