Tre zyrtarë për zbatim të ligjit në Arkansas janë pezulluar nga puna, pas publikimit të një videoje, në të cilin shihet një i dyshuar në tokë, i cili goditet vazhdimisht.
Një prej zyrtarëve policorë e godet atë në kokë dhe në një moment ia përplas kokën në beton.
Një tjetër zyrtar e shtyn me gjunjë në tokë.
Të dy zyrtarët janë të veshur me uniforma policore.
Një zyrtar i tretë e mban të dyshuarin në tokë gjatë gjithë kohës.
Teksa goditet, burri shihet se tenton të mbrojë kokën me duar dhe duket se po tenton të mbrojë veten.
Videoja është shikuar miliona herë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar zemërim.
Arkansas cop seen kneeing, face punching then grabbing hair of person & smashing person’s head into cement
From @MitchellMcCoy: Arkansas State Police launch investigation into this incident, captured on camera, outside a convenience store in Crawford Co. pic.twitter.com/UrZU2dq3PN— David Begnaud (@DavidBegnaud) August 21, 2022
Një grua që nuk shihet në video, dëgjohet duke bërtitur: Mos e rrihni! Ai ka nevojë për ilaçet e tij!”
Personi që ka publikuar videon online ka thënë se motrat e tij ka qenë dëshmitare e ngjarjes në qytezën Mullberi.
Policia e ka identifikuar burrin që është arrestuar si Randall Worcester, 27-vjeçar.
Worcester është akuzuar se ka bërë kërcënime ne një dyqan në mëngjesin e së dielës.
Policia ka thënë se kur zyrtarët janë përballur me të, ai e ka shtyrë njërin në tokë dhe e ka goditur me grusht.
I dyshuari është dërguar në spital dhe përballet me akuzat për kërcënime terroriste, rezistim të arrestit dhe akuza tjera, ka thënë policia.