Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

500 milionë dollarë pasuria e Ronaldos, krahasimi me buxhetin e shtetit shqiptar

Kryeministri Edi Rama pranoi se buxheti i shtetit shqiptar është më i vogël se pasuria e futbollistit Cristiano Ronaldo

by us er1
31/08/2022
in Economi, Ekonomi, Kryesore
0

Aranit Muraçi

Cristiano Ronaldo si futbollist profesionist, reklamues i produkteve dhe sipërmarrës, deri në korrik 2022, vlerësohej me një pasuri neto prej 500 milionë dollarësh. Cristiano është aktualisht futbollisti dhe një nga sportistët më të paguar në planet. Në një vit ai fiton 100-150 milionë dollarë nga paga dhe reklamat. Si shembull, në vitin 2020 ai fitoi 120 milionë dollarë – afërsisht 70 milionë dollarë nga paga dhe 50 milionë dollarë nga kompani si Nike, Clear Shampoo dhe Herbalife.



Pasuria e Ronaldos vlerësohet e përafërt me atë të sasisë totale të parave që shpenzohen në një vit nga buxheti i shtetit shqiptar. Buxheti i shtetit në një vit shpenzon vetëm për arsimin rreth 3.2 për qind të GDP-së, që do të thotë më pak se pasuria e futbollistit portugez.

Kjo është edhe arsyeja se përse qeveria shqiptare nuk i është përgjigjur deri tani krizës së çmimeve, ndonëse ka paralajmëruar se në muajin shtator do të ketë një ndërhyrje për të mbështetur shtresat më të prekura nga kriza.

Kryeministri Edi Rama, për krizën ekonomike dhe luftën në Ukrainë gjatë fjalës së tij në samitin e Bled-it në Slloveni, u shpreh se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla, por pranoi se buxheti i saj është më i vogël se ai i futbollistit Cristiano Ronaldo. “Buxheti ynë është më pak se i Cristiano Ronaldos por ne ia kemi dalë. Kemi inflacionin më të ulët deri tani në rajon”, tha Rama.

Në projektbuxhetin e vitit 2022, i publikuar nga Kuvendi, financat prisnin që të mblidhnin 537 miliardë lekë të ardhura (4.3 miliardë euro), me një rritje prej 10.6% në krahasim me buxhetin e pritshëm të vitit 2021 (akti normativ). Megjithatë, për shkak të TVSH-së dhe mbajtjes së pandryshuar të taksave, prej rritjes së çmimeve gjatë 7 muajve të parë të këtij viti buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 400 milionë euro përtej planit. Me këtë ritëm, në dy muajt e ardhshëm, buxheti i shtetit pritet të arkëtojë aq para sa është pasuria neto e Ronaldos.

Në anën tjetër, shpenzimet e pritshme janë 637 miliardë lekë (5.1 miliardë lekë), me rritje prej 4.5% në raport me aktin normativ 2021. Shpenzimet kapitale pritet të ishin 119 miliardë lekë (960 milionë euro), nga 132 miliardë lekë që është akti normativ 2021, me një tkurrje prej rreth 10%. Diferenca prej 101 miliardë lekësh (813 milionë euro) mes shpenzimeve dhe të ardhurave përbën dhe deficitin buxhetor, që pritej të mbulohet përmes marrjes së huave. Borxhi publik pritej të ishte 78.9% e PBB-së në 2022, nga 80% e PBB-së që është pritshmëria për këtë vit.

Fondi vjetor për rritjen e pagave ishte planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikonte rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe ata arsimorë. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike ishin planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së, ose 6 herë më pak se pasuria neto e Cristiano Ronaldos. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2022 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike, që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), ishin parashikuar në masën 60.6 miliardë lekë ose rreth 3.4% e PBB-së, ose më tepër se shpenzimet e planifikuara në arsim.

Investimet Publike për vitin 2022 ishin planifikuar në masën 6.4% e PBB-së ose 119.1 miliardë lekë, rreth 105 milion euro, ose e llogaritur ndryshe, pesë herë më pak se pasuria e Cristiano Ronaldos./Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
E mitura nuk kthehet në banesë, prindërit shkojnë në Polici

Të shtëna me armë zjarri drejt murit rrethues të një banese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In