Aktualitet

14 vite arrati – Arrestohet në Lisbonë kreu i Ndrangheta-s














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:21 - 30/03/21 |
mapo.al

Policia portugeze ka vënë në pranga shefin e mafias kalabreze, Francesco Pelle 43 vjeç, në kërkim prej 14 vitesh. Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në një klinikë të Lisbonës ku ai po trajtohej për COVID-19.





Ndër të tjera, mësohet se 43-vjeçari është kreu i mafias së fuqishme kalabreze Ndrangheta, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Europë, i cili ishte në arrati që nga viti 2007.


Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja e shefit rival të mafias, Giovanni Luka Nirta.




Në këtë mënyrë, Pelle filloi një cikël hakmarrjeje, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburg në gusht 2007, kur u vranë gjashtë persona.

Lexo edhe :  Kanabis e armë - Arrestohen 4 shkodranët, policia jep detaje (EMRAT)

Për shkak të lëndimeve që mori në një pritë në vitin 2006, Pelle mbeti në karrocë invalidi dhe u zhduk në vitin 2007 ndërsa priste që Gjykata e Lartë në Milano të konfirmonte dënimin e tij me burg të përjetshëm.


1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas