Aktualitet

143 grabitje në 6 muaj, 91 prej tyre vetëm automjete














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:20 - 23/06/21 |
mapo.al

Në 6 muaj e parë të këtij viti në të gjithë vendin kanë ndodhur 143 vjedhje dhe grabitje






Numri më i lartë i tyre, ka ndodhur dy muajt e fundit. Statistikat tregojnë se më shqetësuese është vjedhja e makinave.


Nga janari deri më tani janë denoncuar në polici 91 automjete të vjedhura.







Identifikimi i autorëve të kësaj vepre penale, është i vështirë. Kjo pasi pjesa më e madhe e grabitjeve janë kryer në zona të pambuluara nga kamerat e sigurisë.



Për hetuesit shqetësim mbetet fakti që një pjesë e këtyre mjeteve të vjedhura, përdoren në ngjarje të ndryshme kriminale, si vrasje e rrëmbime.



Rritje në numër kanë pasur edhe në grabitjet e banesave e bizneseve. 52 ngjarje gjithsej, në të gjithë vendin. Nga të cilat, 44 kanë ndodhur me dhunë dhe 8 të tjera janë grabitur me armë.

Një pjesë e këtyre ngjarjeve, policia dyshon se janë kryer nga një grup hajdutësh i përbërë nga të paktën 4 persona. Si formë për të kryer vjedhjen ata përdornin një sprait, që pasi vinin në gjumë familjarët u grabisnin paratë e sendet me vlerë.

Ndërsa së fundmi, në një video të publikuar në media, algjeriani i identifikuar si Hamza Marina shfaqet duke kryer vjedhje në banesa e biznese në zona periferike të kryeqytetit.

Pasi i filmonte këto raste, ai i postonte më pas ato në rrjetet sociale.

TABELA
-143 vjedhje gjithsej
-91 vjedhje makinash
-52 vjedhje banesa e biznese
-44 vjedhje me dhunë
-8 vjedhje me armë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas