Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sigurimin e 145 mijë vaksinave Pzifer nga BE. Ai shkruan se këto doza të sjella nga BE i dha një mësim të mirë të gjithë atyre gjithologëve që kanë nxituar të kritikojnë qëndrimet e tij ndaj BE.
Rama shkruan në “Facebook” se kjo është doza e dytë më e madhe nga kontrata e BE me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer.
Kreu i qeverisë thotë se plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar .
Mesazhi i Ramës:
Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon
Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar
Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli.