Aktualitet

15 kushtet plotësohen me largimin e Ramës!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:01 - 21/06/20 |
Nga Aleks Martin Kapllaj

Vetëm me largimin e shkakut që krijoi të gjitha pengesat e bisedimeve për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pra vetëm me largimin e Ramës dhe piramidës së tij të kalbur nga korrupsioni, krimi, kthimin e Shqipërisë në Narkoshtetin e Evropës, grabitja e pasurive me Joint-Venturat e qeverisë me firmat piramidale të oligarkëve, do të hapen mundësitë e plotësimit të kushteve që na ka vendosur Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian.


Rama është ai që e çoi Shqipërinë në vitin 0, situatë të cilën e tregojnë edhe kushtet me karakter horizontal, që ka vendosur Bundestagu dhe Parlamenti Evropian për qeverinë Rama, kushtet e së cilës kërkojnë vendosjen e themeleve të një shteti nga e para, organet më të larta ekzekutive mbrojtëse të ligjeve të themelit të SHTETIT dhe të drejtave qytetare, siç janë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, të drejtën e votës dhe zgjedhjeve të lira, trasparenca e financimeve të partive politike, mbrojtja dhe garancia e të drejtës për pronën private, liria e medias dhe krijimin e kushteve të qytetarëve për të jetuar në vendin e tyre.


Rama është ksenofobi më i madh në Evropë, përderisa gjatë qeverisë së tij ikën nga vendi i tyre 300 mijë shqiptarë, kryesisht rini, energjia krijuese dhe prosperuese e të ardhmes së vendit tonë.
Parlamenti evropian e konsideron Shqipërinë një vend të pushtuar nga antishqiptarët, antidemokratikët, antievropianët dhe antiistitucionalët e qeverisë Rama dhe të gjithë deputetët e paligjshëm të dalë nga votat e vjedhura dhe pushtetin lokal të paligjshëm e njëkohsisht të zgjedhur me vota moniste nga serbatori i krimit nga ku e merr karburantin Rama me aleancën e qelbësirave.


Bundestagu dhe Këshilli Evropian, Komisioni i Venecias dhe së fundi vota e Parlamentit Evropian, që vendosi kushtet e parealizueshme, nga shkaku që i ka krijuar ato, ka vetëm një zgjidhje: largimin sa më parë nga detyra e kryeministrit dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale të paligjshme dhe dhënia e llogarisë para drejtësisë e rilindjes së monizmit nga bosi i Shoqërisë Piramidale të Edvin Ramës, që e konsideron vendin tonë pronë të tij dhe qytetarët e ndershëm spektatorë të spektakleve të tij qesharake, banale, ofenduese me të cilët tallet sa herë del në ertv-n e tij të paligjshëm dhe në social-media, nga të cilat qeverisë keq çdo ditë vendin tonë, i vetëm në konfuzionin e njeriut që jeton orët e fundit pa rrugëdalje.


Kushtet e Evropës për Ramën janë akuza të forta që kanë vetëm një sentencë: daljen e tij para drejtësisë dhe dhënjen llogari për shkatërrimin e Shtetit Shqiptar.
Kuptohet, Rama e ka një zgjidhje, do të shpikë një sozia të tij, një Rama2, dhe do ta “sakrifikojë” politikisht, për të zgjidhë të 15 kushtet që i ka vendosur Evropa, kushte që i ka krijuar ai vetë.

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas